Policia e Tiranës dha detaje lidhur me nje sherr te ndodhur mes disa vajzave ne Tirane. Shtetasja Kasandra Cani është vënë në pranga për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasen Xhemile Verlaku, 24 vjeçe, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.
Xhemile Verlaku bashkë me motrën e saj Esma Verlaku kanë shkuar në polici të kallëzojnë një sherr mes vajzash të ndodhur pranë Vorës, por pa përfunduar procedurat kanë dalë nga komisariati dhe kanë shkuar të konfliktohen me shtetasen Kasandra Cani. Gjatë konfliktit, Cani ka plagosur me mjet prerës shtetasen Esma Verlaku.
Dy vajzat nga Durrësi ishin shoqe me njëra-tjetrën por janë konfliktuar për motive banale. Një nga vajzat ka shkuar në apartamentin e shoqes së saj dhe pas një debati e sipër një nga vajzat ka marrë thikën dhe ka goditur shoqen e saj. Një nga vajzat është arrestuar, ndërsa vajza e dëmtuar është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga Komisariati Nr. 2 thanë se vajzat ishin nën efektin e alkoolit. Pasi kanë konsumuar alkool ato kanë nisur të debatojnë dhe më pas janë konfliktuar.

E hëna blu – sot dita më e trishtë e vitit!

Lakror’Ane, pak Devoll në kryeqytet!

Ç’duhet të dini për Vitaminën D!


6 libra të rinj, sugjeruar nga Bordo!

GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!






Keni frikë nga ndryshimi? Ja si ta kapërceni!


Sekreti për të zvogëluar inflamacionin në trup!




Chalet Al Foss, zbulo Alpet e Italisë!

SMartderm; Rikthe trupin që dëshiron me PrimeX!
