Sezoni i festave sa i bukur edhe i ëmbël është, aq na vendos në vështirësi me kilogramët e tepërt që na shton. Jo vetëm bakllavaja bashkë me gjelin e detit, por edhe gotat e verës që kemi trokitur për t’i uruar gjithë të mirat njëri-tjetrit, na janë shtuar si detyrë për Vitin e Ri, duke humbur konturet e mëparshme trupore.
Nëse edhe ti je një person që i ftohti i dimrit të ka dembelosur apo edhe ti që palestra nuk të ka dhënë format që dëshiron, Klinika SMartderm është këtu për t’ju ofruar zgjidhjen më të mirë me efikasitetin më të lartë e në kohën më të shkurtër.
Këtë gjë të mundur e bënë Prime X!
PrimeX
PrimeX ofron një trajtim tërësisht joinvaziv dhe arrin rezultate shumë të mira në konturimin e trupit dhe tonifikimin e lëkurës për zona si gusha e dyfishtë (double chin) barku, ijet, kofshët ose të pasmet.
Është një aparaturë që kombinon gjatësinë e valëve ultrasound edhe radifrekuencë, për të arritur rezultat maksimale në një kohë të shkurtër.
ULTRAWAVE është synimi për të reduktuar indin dhjamor kokëfortë. Një impuls që ndihmon në prishjen mekanike të indit dhjamor.
Radio frequency është një teknologji unipolare RF me një kokë masazhi rrotulluese, e cila jep ngrohje dermale në katër thellësi të ndryshme në dermë, duke dhënë efekt lifting.