KreuStil Jetese

Tre shenjat e horoskopit që "shkëlqejnë" në shtrat!

Tre shenjat e horoskopit që "shkëlqejnë" në

Duket se shenja astrologjike mund të jetë një tregues i fortë i dëshirës së brendshme për intimitet. Sipas astrologjise, keto tre shenja te horoskopit jane "me te zjarrtat" ne shtrat:

Akrepi

Akrepi konsiderohet si shenja më seksuale e horoskopit. Nëse ndonjëherë keni pyetur pse akrepët janë kaq të mirë në krevat, arsyeja qëndron te fakti që këta individë janë të udhëhequr nga organet riprodhuese. Akrepat janë të njohur për energjinë e tyre sensuale dhe shpesh konsiderohen si më të “fiksuarit” pas intimitetit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ata do të gjenden në krevat me këdo. Akrepët janë jashtëzakonisht selektivë dhe me standarde të larta. Vetëm ata që arrijnë të përputhen me intensitetin e tyre emocional dhe seksual mund të konsiderohen të “denjë” për ta.

Dashi

I udhëhequr nga Marsi, planeti i veprimit dhe seksit, Dashi mendon shpesh për këto dy gjëra. Dashi ka një libido të lartë dhe dëshirë të zjarrtë për intimitet. Marrëdhënia intime me një Dash është e paharrueshme dhe plot pasion, duke lënë gjithmonë një përshtypje të fortë te partneri. Duke qenë impulsivë nga natyra, ata nuk hezitojnë të bëjnë hapat e parë për të nisur një moment intim.

Demi

Shenja e Tokës që dëshiron komoditetet dhe prehjen, Demi është i njohur për pasion dhe përqafime të gjata. Të udhëhequr nga Afërdita, planeti i dashurisë, Demët janë të fokusuar te romanca dhe sensualiteti. Intimiteti me një Dem është një eksperiencë unike që zgjon të gjitha shqisat. Ata dëshirojnë momente të paharrueshme dhe shpesh e shndërrojnë aktin intim në një eksperiencë të të tillë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF