KreuStil Jetese

Lakror’Ane, pak Devoll në kryeqytet!

Lakror’Ane, pak Devoll në kryeqytet!

E veçanta sa shumë e kërkuar, origjinalja edhe më shumë... “Lakror’Ane” i ka të dyja; emrin e veçantë dhe pjatat origjinale, që sigurisht prezantohen nga kryetepsia lakror, që realizohet me mbi 10 lloje harxhesh.

Lakror’Ane, pak Devoll në kryeqytet!

E vendosur në një lagje jo shumë të rrahur, siç është rruga Viktor Eftimiu, ty të duhet të shkosh enkas për të, dhe kur ke mbërritur gjen një mjedis të thjeshtë, pa luks dhe shkëlqim, por të vërtetë, që i ngjan aq shumë Shqipërisë komuniste, me detaje, që nisin që nga soba e drurit, tekarriget, tavolina, fenerët e dritave, të vendosur si dekorim në dritaret e vogla, që për perde ruajnë modelet e kornizave të vjetra, mandej zahiretë e varura si dikur në shtëpi, specat djegës, vargjet e qepëve dhe kështu me radhë... Mikpritësitjanë devollinj, gjë që bëhet konkrete edhe kur sheh krenarinë e zonës shkrimtarin Dritëro Agolli, fotografia e së cilit zë një vend kryesor në restorant. Emri, që është edhe baza e restorantit “Lakror’Ane” ka dy kuptime të gjetura nga të zotët; Ane, ka kuptimin e nënës, nga zona e Jugut dhe “Lakror’Ane”, një krijim, i ngjashëm me berberane, pra vendi, ku bëhet lakrori.

Lakror’Ane, pak Devoll në kryeqytet!

Është një biznes familjar, që drejtohet nga një familje nga zona e Devollit ku në kuzhinë shefe është Znj. MaritaBarolli, e cila toll petët dhe bën pjatat autentike, nga fasulet me mish të thatë, te fërgesat e turshitë e bëra vetë. Me menaxhimin dhe porositë merret njëri nga djemtë Aldo, i cili pas eksperiencave në Europë kuptoi se duhet të investonte në një sipërmarrje të kësaj natyre, e cila nuk do ta linte në baltë.

Lakror’Ane, pak Devoll në kryeqytet!

“Filozofia e kësaj sipërmarrjeje është rikthimi i kujtimeve, nga momentet e bukura që kam kaluar verërave në fshat me gjyshen Kadena, në Devoll. Për mua bazë është te rrënjët e familjes, mënyra e përgatitjes së turshive, puna artizane me dorë, gjithë specifikat që duan këto pjata, derisa mbërrijnë në tavolinë. Bashkë me gatimin, ne rikthejmë dhe historinë”. Kjo është ndjesia që e përjeton çdo shqiptar kur mbërrin në “Lakror’Ane”, ndërsa për turistët padyshim është një takim i parë me një pjatë origjinale dhe të veçantë.

Lakror’Ane, pak Devoll në kryeqytet!

Shija është ajo që kërkon kur konsumon pjatat në këtë restorant dhe kujtimet që merr me vete janë ato, që të bëjnë të rikthehesh sërish, ose edhe ta porositësh në telefon, pasi “Lakror’Ane” ju vjen edhe në shtëpi, pa patur nevojë që të shkosh deri në vendin e origjinës Korçë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF