KreuStil Jetese

Iku nga shtëpia fshehurazi prindërve: 6 ditë në koma, ndërron jetë 13 vjeçarja!

Iku nga shtëpia fshehurazi prindërve: 6 ditë në koma,

Natën e 9 janarit, Jennifer Alcani vetëm 13 vjeçe, doli nga shtëpia fshehurazi prindërve për të kaluar mbrëmjen me dy shokë më të rritur. Rreth orës 5 të mëngjesit të së premtes, mamaja e saj, që nuk dinte gjë dhe e besonte se vajza po të flinte në dhomën e saj, mori lajmin që do tmerronte çdo prind: vajza e saj ishte në spital, kishte pësuar një aksident në Abbadia Lariana. Jennifer vdiq më 16 janar në spitalin Manzoni të Lecco, pas gjashtë ditësh në koma, pa e rifituar kurrë vetëdijen.

Iku nga shtëpia fshehurazi prindërve: 6 ditë në koma,

Pas nje aksidenti, Jennifer ishte shtruar në repartin e Neuro-rianimacionit. Gjendja e saj ishte e rëndë që nga fillimi. Gjatë gjithë javës, miqtë e saj, edhe pse nuk mund të hynin për ta parë, ishin mbledhur para spitalit, nën dritaren e saj.Aksidenti ndodhi pak para orës 5 të mëngjesit të së premtes, më 10 janar.
Shoferi, një djalë 22-vjeçar, po udhëtonte me më shumë se 150 kilometra në orë dhe pasi doli nga një kthesë e vogël humbi kontrollin mbi makinën, e cila përfundoi në parmakun e betonit. Në makinë me të, përveç shoferit, ishin edhe dy shokë më të rritur, përfshirë Jennifer, e cila po flinte në sediljen e pasme.

Jennifer e kishte rripin e sigurimit të lidhur, por nuk u zgjua pas përplasjes, pasi pësoi një traumë të rëndë në kokë dhe ra menjehere në koma. Para aksidentit, Jennifer kishte kaluar natën me shokët e saj duke pirë shumë alkool.  Shoferi 22-vjeçar, tashmë i hetuar për plagosje të rëndë rrugore, rrezikon tani edhe akuzën për vrasje nga pakujdesia. Për më tepër, pas përplasjes ai kishte tentuar të largohej nga urgjenca për të shmangur testin e alkoolit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF