KreuStil Jetese

GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!

GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!

Saint Laurent në partneritet me Lomography sjellin një aparat fotografik 35 milimetra me film. Pajisja është dizajnuar nga marka franceze e modës, duke rizgjuar edhe një herë madhështinë e fotografive në celuloid. Do të mahniteni nga pamja fashion vintage dhe sipërfaqja xhelatinore prej silikoni. Pajisja është njëpërdorimshe dhe shitet në dyqanet e Saint Laurent.

GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!

Smart Goggles

Përjetoni relaksim përmes syzeve terapeutike SmartGoggles. Versioni i ri përshtatet më së miri me formën e fytyrës, kjo falë dizajnit të pandërprerë, i cili krijon mjedis ideal për relaksim, duke kombinuar masazhin terapeutik, përmes nxehtësisë dhe dridhjeve, duke synuar zonën e ballit, vetullat dhe tëmthin. Syzet reduktojnë stresin dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Onyxus K52

Ora inteligjente Onyxus K52 e projektuar për ushtrinë kombinon funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë, falë një ekrani Gorilla me unazë prej çeliku. K52 gjurmon shëndetin dhe treguesit vitalë si presioni i gjakut, nivelin e oksigjenit, madje edhe sheqerin në gjak. Gjithashtu mund t'ju ndihmojë të rregulloni gjumin, duke ju monitoruar në kohë reale.

GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!

Type 00, rilindja e një ikone

Jaguar sjell Type 00, duke ripohuar mantrën e saj historike: Mos kopjo asgjë! Ky është modeli më luksoz i makinave elektrike me një dizajn të jashtëm futuristik. Luksi brenda përzien materialet autentike me teknologjinë futuriste, duke kombinuar bronzin me alabastrën. Type 00 bën 770 kilometra me një karikim dhe rikuperoni 321 të tjera për 15 minuta me karikim të shpejtë.

GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!

AX Visio

Kompania Swarovski Optik lançon dylbitë me rreze të gjatë AX Visio, të pajisura me inteligjencë artificiale.

Kjo është dylbia e parë në botë e cila përmban një kompjuter në bord, që mund të identifikojë çdo zog që shihni. Përmes një kamerë të integruar dhe një softueri, ato identifikojnë mbi 9000 specie në kohë reale. AX Visio është një enciklopedi në natyrë, e cila kushton 4600 euro.

GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF