KreuStil Jetese

6 libra të rinj, sugjeruar nga Bordo!

6 libra të rinj, sugjeruar nga Bordo!

 

Nexus

Autori: Yuval Noah Harari – Çmimi: 2500 lekë

NEXUS e çon botën tonë nga Epoka e Gurit te Bibla, gjuetia e hershme e shtrigave, Stalinizmit, Nazizmit dhe ringjallja e populizmit sot. Autori eksploron se si shoqëritë dhe sistemet politike të ndryshme kanë përdorur informacionin për të arritur qëllimet e tyre, për mirë dhe për keq. Dhe ai adreson zgjedhjet urgjente që përballemi ndërsa inteligjenca jonjerëzore kërcënon ekzistencën tonë. Yuval Noah Harari na kërkon të konsiderojmë marrëdhënien komplekse midis informacionit dhe të vërtetës, burokracisë dhe mitologjisë, mençurisë dhe fuqisë.

Çifti në banesën nr. 9

Autori: Clair Douglas – Çmimi: 1400 lekë

Kur shtatzëna Safron Katlër zhvendoset në banesën numër 9 në fshatin Skelton me të dashurin Tom dhe fillon rinovimet, as që i shkonte mendja se ndërtuesit do të zbulojnë aty mbetje njerëzore. Eshtrat e dy trupave, në fakt.

Mjekësia ligjore zbulon se trupat janë varrosur aty të paktën 30 vjet më parë. Policia nis hetimin për vrasje dhe kërkon të flasë me ish-pronarin e vilës, që është gjyshja e saj, Roza, e cila banon në një azil pleqsh dhe Alzhajmeri ia ka dëmtuar dhe ngatërruar kujtimet. Nuk është në gjendje ta ndihmojë policinë, por duket qartë se kujton diçka.

Sekretet e barnatores

Autori: Sarah Penner – Çmimi: 1250 lekë

Fshehur në thellësitë e Londrës së shekullit 18, një barnatore sekrete ka klientë të pazakontë. Gratë e të gjithë qytetit flasin me pëshpërima për një njeri misterioz me emrin Nela, e cila shet helme. Por fati i barnatares vihet në rrezik kur një kliente 12-vjeçare bën një gabim, duke shkaktuar një varg pasojash që ndihen nga shekulli në shekull.

Në Londrën e ditëve të sotme, historianes KarolinëParsiuell i bie rastësisht në dorë diçka, që flet për vrasjet e pazgjidhura 200 vjet më parë, duke u përballur në mënyrë krejt të papritur me fakte të cilat e lidhin me barnatoren…

Ditari i CEO-s

Autori: Steven Bartlett – Çmimi: 1400 lekë

Strategjitë ndryshojnë si stinët. “Ditari i CEO-s” trajton diçka shumë më të qëndrueshme. Ky është një libër për rregullat themelore dhe të forta, për të ndërtuar gjëra të mëdha dhe për t’u bërë edhe vetë i madh. Këto rregulla mund të vihen në zbatim nga çdokush, pavarësisht nga industria ku punon apo profesioni. Mund të vihen në zbatim sot, por edhe pas 100 vjetësh. Ato i kanë rrënjët në psikologji, në shkencë dhe në shekuj kërkimesh e studimesh. Për t’i pohuar më tej këto rregulla, Steven ka vrojtuar njerëz në çdo kontinent, të çdo grupmoshe dhe çdo profesioni.

Mësuesja

Autori: Frieda McFadden – Çmimi: 1200 lekë

Eva bën jetë të mirë. Ngrihet çdo mëngjes, merr një puthje nga bashkëshorti dhe niset për të dhënë mësim. Vitin e kaluar, shkolla u trondit nga skandali mes një nxënëseje dhe një mësuesi. Në qendër të ciklonit u vendos Adi, një nxënëse e ndrojtur. Eva e dinte se pas këtyre thashethemeve kishte diçka më tepër nga sa dukej. Adit nuk mund t'i zihej besë. Ajo gënjente. Lëndonte njerëz. Shkatërronte jetë. Por askush nuk e njihte Adin e vërtetë. Askush nuk i dinte të fshehtat që mund ta shkatërronin. Adi qe gati të bënte gjithçka që të fshehtat të mos dilnin.

E bukura e të jetuarit dy herë

Autori: Sharon Stone – Çmimi: 1200 lekë

Aktorja Sharon Stone pësoi një hemorragji cerebrale, që i kushtoi jo vetëm shëndetin, por edhe karrierën, familjen, pasurinë dhe famën. Në libër, ajo përshkruan përpjekjet për të rindërtuar jetën dhe rrugën e kthimit drejt integritetit dhe shëndetit. Në një industri që nuk e pranon dështimin, ku shumë zëra janë të heshtur, ajo gjeti fuqinë për t’u rikthyer, për të folur dhe për të bërë një ndryshim në jetën e grave dhe të fëmijëve në mbarë globin. Aktorja flet për rolet e saj, miqësitë që i kanë ndryshuar jetën, zhgënjimet dhe arritjet, si dhe për fëmijërinë plot trauma dhe dhunë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF