E hëna blu, e cila këtë vit festohet më 20 janar 2025, ka një histori të veçantë. Për shumë njerëz, janari është një nga muajt më të trishtuar të vitit. Pas festave të Krishtlindjeve, me takimet dhe momentet e gëzueshme që kalohen me miqtë dhe familjarët, realiteti i përditshëm i punës dhe studimeve të kthyer pas pushimeve, shpesh shoqërohet me një ndjenjë melankolie. Po ashtu, shpenzimet e larta të festave bëjnë që janari të duket një muaj i vështirë për të përballuar financiarisht, duke rritur ndjenjën e mërzitjes.
Në vitin 2005, psikologu britanik Cliff Arnall shpiku një formulë për të kuptuar dhe kapërcyer këtë periudhë të trishtuar të vitit. Ai identifikoi të hënën e tretë të janarit si “ditën më të trishtuar të vitit” dhe e quajti këtë fenomen Blue Monday (E Hëna Blu). Sipas tij, një kombinim faktorësh si borxhi i krijuar nga shpenzimet e Krishtlindjeve, humbja e motivimit për të realizuar vendimet e Vitit të Ri, dhe kthimi në rutinën e zakonshme, ndihmonin që kjo ditë të ishte më e trishta nga të gjitha.
Megjithatë, kjo teori është përballur me kritikë, pasi shumë shkencëtarë dhe psikologë e kanë cilësuar si të pavlefshme dhe të paargumentuar shkencërisht. Ata argumentojnë se nuk ka asnjë provë të fuqishme që të mbështesë idenë se një ditë e caktuar është më e trishta se të tjerat. Megjithatë, kjo “ditë e trishtuar” ka fituar një farë popullariteti dhe është pranuar nga shumë njerëz, që e shohin si një mundësi për të reflektuar mbi vitin që ka kaluar dhe për të përballuar sfidat e para të vitit të ri.

Lakror’Ane, pak Devoll në kryeqytet!

Ç’duhet të dini për Vitaminën D!


6 libra të rinj, sugjeruar nga Bordo!

GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!






Keni frikë nga ndryshimi? Ja si ta kapërceni!


Sekreti për të zvogëluar inflamacionin në trup!




Chalet Al Foss, zbulo Alpet e Italisë!

SMartderm; Rikthe trupin që dëshiron me PrimeX!

