REGJISTRIMET PËR RED BULL IBIZA ROYALE JANË TË HAPURA!
AKSION, AVENTURË DHE SHUMË ARGËTIM NË IBIZA.
Nëse të pëlqen fitnes-i, të argëtohesh dhe aventura, atëherë kjo garë është për ty!
Red Bull Ibiza Royale – e përbërë nga sfida spektakolare dhe zbavitëse, ku pjesëmarrësit do të vrapojnë, kërcejnë dhe rrëshqasin për të arritur në majën e Kështjellës së Ibizës, në Spanjë.
Çfarë duhet të dini?
· Nga data 11 deri më 14 prill 2025, 250 ekipe të përziera nga 50 vende do të përfshihen në një aventurë katër-ditore në ishullin mesdhetar të Ibizës ku dhe 2 ekipe nga Shqipëria do të jenë pjesë e kësaj eksperience.
· Çdokush mbi 18 vjeç mund të aplikojë për të qenë një nga këto 250 ekipe, duke kaluar një proces përzgjedhjeje që përfshin një sfidë kualifikuese fizike ose të luani lojën online dhe më pas dorëzimin e një videoje të shkurtër 60-sekondëshe në anglisht, duke shpjeguar pse duhet të përzgjidheni ju.
· Periudha zyrtare e aplikimeve fillon nga 8 janar 2025, dhe përfundon të premten, më 14 mars 2025.
· Regjistrimet janë të hapura deri më 14 mars në Red Bull Ibiza Royale:Bashkohuni për garën më spektakolare! Për të marrë pjesë, duhet të jeni mbi 18 vjeç dhe të gjeni partnerin ideal për këtë aventurë (ekipe miks).
Rruga e garës Red Bull Ibiza Royale do të mbetet sekrete deri më 28 mars, por dihet që do të jetë afërsisht 1.4 kilometra e gjatë dhe me një pjerrësi prej 90 metrash. Çdo pengesë është krijuar nga një atlet i njohur ndërkombëtar, si snowboarderi Seb Toots ose specialistja e garave me pengesa Mathilde Steensgaard.
Pasi të mbërrijnë në Ibiza, ekipet do të kalojnë në një fazë seleksionimi, dhe vetëm më të mirët do të kalojnë në Finalen e Madhe. Ata që janë më të shpejtët dhe më krijuesit në kapërcimin e të gjitha pengesave dhe në pushtimin e kështjellës do të kurorëzohen si fitues.
Po ti a je gati të marrësh pjesë në garën më spektakolare? Shihemi në Ibiza.


E hëna blu – sot dita më e trishtë e vitit!

Lakror’Ane, pak Devoll në kryeqytet!

Ç’duhet të dini për Vitaminën D!


6 libra të rinj, sugjeruar nga Bordo!

GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!






Keni frikë nga ndryshimi? Ja si ta kapërceni!


Sekreti për të zvogëluar inflamacionin në trup!




Chalet Al Foss, zbulo Alpet e Italisë!
