Pastrimi i fytyrës përmes skrabit është alternativa më e mirë nëse doni t'i thoni lamtumirë ngjyrës së zbehtë dhe tipike të dimrit. Shpesh kjo praktikë nënvlerësohet, por ama mos harroni që procesi eksfolimit apo pilingut, ka fuqinë ta bëjë lëkurën krejtësisht të re, duke dhuruar mbi të gjitha shkëlqim. Ekspertët theksojnë se skrabi duhet të kthehet në rutinën e kujdesit të lëkurës mashkullore, pasi kështu jo vetëm do të fitoni një pamje të bukur, por nga ana tjetër e bëni atë edhe më të shëndetshme, duke e mbajtur më të pastër dhe të lëmuar. Për më tepër, skrabi e përgatit lëkurën për të marrë përfitime më efektive si: maskat, serumet apo hidratuesit, duke përmirësuar përthithjen e tyre. Lëkura e meshkujve, në veçanti, është më e trashë dhe shpesh më e yndyrshme; prandaj, futja e eksfolimit në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës, mund të shtojë përfitime të rëndësishme.
-
Muza, Laetitia Casta!
28 Janar, 10:36
Si të zgjidhni atë të duhurin?
Jo të gjithë eksfoliantët janë të njëjtë, ndaj zgjedhja e produktit të duhur varet nga lloji i lëkurës. Nëse flasim, për pastrimin klasik, së pari ato duhet të kenë si përbërës grimca të vogla gërryese, si fara frutash apo përbërës natyralë, të cilat së bashku me detergjentet pastrojnë thellësisht lëkurën. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përdorni skrab me kujdes, pasi veprimi fizik i agjentit eksfolues mund të shkaktojë mikrotrauma, ndaj rekomandohet të kryhet një ose dy herë në javë.
Përpos skrabet natyrale, mund të përdorni edhe dy kategori të tjera, ato janë eksfoliantët kimikë me bazë acidesh, AHA (alfa hidroksi acidet) me bazë acid glikolik, laktik ose mandelik dhe BHA (beta hidroksi acidet). Ato veprojnë duke tretur lidhjet midis qelizave të vdekura pa fërkim, duke stimuluar rinovimin e qelizave. AHA-të janë ideale për lëkurë të thatë, ndërsa BHA-të janë më të përshtatshme për lëkurën me yndyrë dhe të prirur ndaj akneve. Këto produkte duhet të futen në rutinën tuaj të bukurisë, duke i përdorur një ose dy herë në javë, mundësisht pa u ekspozuar në rrezet e diellit. Lloji i dytë i produkteve përfshin eksfoliantët enzimatikë, të cilët përmbajnë enzima si papaina (nga fruti papajës) dhe bromelainë (nga fruti e ananasit), të cilat eliminojnë me delikatesë qelizat e vdekura pa fërkim.




Cotswolds, magjia e Anglisë!

Djathi shëndosh? Sasia që duhet të konsumoni!


Si të humbisni në peshë me dietën e kastravecit!


A jeni gati për garën më spektakolare të vitit?


E hëna blu – sot dita më e trishtë e vitit!

Lakror’Ane, pak Devoll në kryeqytet!

Ç’duhet të dini për Vitaminën D!


6 libra të rinj, sugjeruar nga Bordo!

GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!



