Keni dëgjuar ndonjëherë për “The Cotswolds”?
Fshatrat që çudisin e lejnë pa mend gjithkënd që i shikon?
Fshatrat që janë si mjaltë për turistët nga mbarë bota, deri nga Zelanda e Re, Australia e Azia!
Të vendosur në Oxfordshire, vetëm një orë larg Oxfordit, ato të ofrojnë një pamje mbresëlënëse dhe të paharrueshme!
Unike dhe për vetë anglezët, me shtëpitë tipike me tulla ngjyrë balte, çati të larta, oborre me kopshte, që edhe vetë kopshtet japoneze do t’i kishin zili, me lule të bukura e bar jeshil, shpesh herë edhe me bimë kacavjerrëse, që veshin shtëpitë si në filma me ato gjethet e kuqe, të verdha e të gjelbra- sipas stinës.
Rrugë të ngushta ku mezi ndërrohen makinat- por që këtë e bëjnë me bujari, duke respektuar e ‘salutuar’ njëri-tjetrin, lidhin ato fshatrat njëri më i bukur se tjetri, njëri më i veçantë se tjetri por me të përbashkëtën: qetësinë, pastërtinë e ajrit, gjelbërimin…
Të kalosh disa ditë pushimi në “The Cotswold” është dhurata më e mirë që dikush mund t’i bëjë vetes.
Aty mund të lësh makinën në qetësi dhe të ecësh në këmbë apo me biçikletë, për të shijuar më mirë bukuritë që ka falur Zoti, për të thithur ajrin e pastër, për të kuptuar çfarë është parajsa në tokë.
-“Bibury” është ndër fshatrat më të bukur, që s’duhet lënë kurrë pa parë.
-“Arlington row” thith qindra turistë dhe “Ferma e troftës” është varianti më i mirë për të kaluar gjithë ditën.
-“The model village” është një model fshatrash të “The Cotswold” në miniaturë, i pozicionuar në “Burton-on-the water”, një fshat i mrekullueshëm ku disa shtëpi të bukura plot dyqane suveniresh e lokale, ndahen nga një lumë i ngushtë që e bën shumë piktoresk vendin.
-“Burford”, është fshati që çdo anglez do të ta sugjeronte: e thënë kështu është fshat tipik anglez me shtëpi çaji, rrugë mbushur me dyqane me tavolina para tyre, dhe njerëz të qetë që shëtisin qentë.
-“Blenheim palace” është kështjella që çdo princ do ëndërronte, madhështore deri në ëndërr.
-“Tetbury”, është një qytet me jetë aktive, vibrant dhe gjithë gjallëri, ku rruga kryesore shpreh gjithë jetën e qytetit.
-“Cotswold wildlife park and gardens” është një park zoologjik me koleksion aq të pasur kafshësh, sa të duket vetja sikur bën një udhëtim nëpër botë.
Shumë të tjera fshatra të bukura, përbëjnë vendin e paharrueshëm me emrin “The Cotswolds”, një destinacion që të mbetet fort në kujtesë.
Unë u kujdesa veçanërisht që koha e vizitës të përkonte me kohë të mirë, ky faktor luan rol të rëndësishëm në vizitën atje, sepse nuk ka gjë më mbresëlënëse sesa shkëlqimi i diellit mbi fushat e blerta, rrugët e ngushta dhe shtëpitë e bukura!
Ëndrra e gjithkujt do ishte të rikthehej edhe një herë atje! “The Cotswolds”, vendi që më bindi se parajsa ekziston mbi tokë!
Edlina Losha, ????

Djathi shëndosh? Sasia që duhet të konsumoni!


Si të humbisni në peshë me dietën e kastravecit!


A jeni gati për garën më spektakolare të vitit?


E hëna blu – sot dita më e trishtë e vitit!

Lakror’Ane, pak Devoll në kryeqytet!

Ç’duhet të dini për Vitaminën D!


6 libra të rinj, sugjeruar nga Bordo!

GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!






Keni frikë nga ndryshimi? Ja si ta kapërceni!

