KreuStil Jetese

Si i lindi ideja për investime në Sazan?

Si i lindi ideja për investime në Sazan?

Biznesi i Jared Kushner në ishullin e Sazanit vazhdon të jetë në vëmendjen e shtypit amerikan, e bashkë me të, edhe investimi i tij 1.4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit. Këtë herë është “Financial Times” që kalon në lupë ecurinë e sipërmarrjeve dhe investimeve të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump nga Lindja e Mesme në Europë.

Si i lindi ideja për investime në Sazan?

Së fundmi Edi Rama ka folur për median prestigjioze për projektin luksoz, duke e cilësuar si mundësi tejet të mirë për të tërhequr një turizëm elitar, “Afërsia e Trump me këtë projekt luksoz është një vlerë e shtuar e madhe, nuk mund ta fsheh Ne kemi nevojë për turizëm superluksoz”.

I pyetur si lindi kjo ide, Rama tha se Kushner po lundronte me jaht në Mesdhe me familjen e tij në verën e vitit 2021, e teksa po ankoronin jahtin në brigjet shqiptare, i kërkoi një miku ta ndihmonte për të ndërmjetësuar një takim me kryeministrin Rama. Gjatë darkës, Kushner nuk përmendi investime, kujton Rama.

“Thjesht po pyeste për Shqipërinë… Praktikisht, ata nuk kishin asnjë njohuri mbi historinë shqiptare. Ditën tjetër, u larguan”. Kur u takuan sërish disa muaj më vonë në Davos, Rama thotë se Kushner i tregoi se i kishte pëlqyer shumë Shqipëria.

Gjatë asaj kohe, ai ishte takuar me Mohamed Alabbar, investitorin miliarder nga Arabia Saudite, i cili po zhvillon një marinë luksoze në portin e Durrësit, dhe kishin diskutuar mundësitë e investimeve.

Kushner rikthehet në Shqipëri verën e vitit 2023 me një delegacion më të madh, përfshirë Richard Grenell, një aleat i vendosur i Trump. “Qëndruan rreth një javë, duke vizituar disa zona”, thotë Rama. “Kësaj here, Kushner ishte i drejtpërdrejtë, ‘jemi të interesuar të investojmë”. 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF