Cadillac LYRIQ
Marka amerikane e automobilave sfidon me modelin elektrik LYRIQ. Ky SUV 500 kuajfuqi arrin 100 km/h në më pak se gjashtë sekonda, ndërsa me një karikim përshkon 560 kilometra dhe 300 me karikim të shpejtë. Ka të përfshirë sistem audio modern, njeh sinjalistikën falë sensorëve të avancuar, ndërsa përsa i takon komoditetit, ka sediljet me masazh, komanda në bord dhe një çati të tejdukshme ngjyrë argjendi.
Garmin Vivomove
Ora hibride Garmin sjell linjën elegante Vivomove, një opsion premium i çmimit dhe cilësisë. Kjo orë inteligjente përveç gjurmuesit të fitnesit dhe kontrollit të parametrave shëndetësore, mund të karikohet pa fije. Ajo ka ekran me pamje analoge dhe digjitale, përmes së cilës mund të merrni mesazhet e telefonit. Risi e kësaj pajisje janë pagesat pa kontakt, mjafton ta vendosni kartën tuaj në aplikacionin e telefonit.
-
Trishtimi i Julianne Moore!
8 Shkurt, 10:33
Laptopi Chromebook
Gara teknologjike mes laptovëve vazhdon, por duket se modeli më i ri Chromebook nga Lenovo Flex 5 është risia e sezonit. Chromebook ka një ekran me prekje Full HD 14 inç, tastierë me ndriçim, procesor Core i3 të gjeneratës së 13-të, RAM të përmirësuar 8 GB dhe hapësirë ruajtëse 128 GB. Laptopi ofron 6 orë jetëgjatësi baterie si dhe mund të hapet 360 gradë, si një libër dhe mund të shndërrohet dhe në tablet.
Realme GT 7 Pro
Telefoni inteligjent Realme GT7 Pro konkurron emrat më të mëdhenj të këtij sektori. Me kornizë alumini dhe mbulesë të pasme xhami, ai ka ekran Eco OLED 6,78 inç. Surprizë është procesori Snapdragon 8 Elite, i cili ofron AI dhe lexon mesazhet me zë. Sektori i fotografisë është i përbërë nga 3 kamera: ajo kryesore 50 MP me lente Sony, e dyta 8 MP me kënd ultra të gjerë dhe e treta në pjesën ballore 16 MP.
Droni DJI Neo
Për të apasionuarit e droneve, DJI Neo është jo vetëm më i vogli dhe i lehti, por edhe më cilësori. Mund të niset dhe ulet nga pëllëmba e dorës. I përsosur për lartësi dhe vende të vështira, droni filmon duke ndjekur imazhet falë inteligjencës artificiale. Me opsionin Fly Neo, ai xhiron pa bërë zhurmë me imazhe video 4K, duke patur stabilitet ndaj erës, ndërsa një mburojë e jashtme, pengon goditjes e helikës.

Shën Valentin: Një darkë për dy!









Si i lindi ideja për investime në Sazan?

Hoteli Plein mbërrin në zemër të Tiranës!




Fakte rreth markës prestigjoze Buccellati!




