KreuStil Jetese

Bordo sugjeron: 6 tituj librash për muajin shkurt!

Bordo sugjeron: 6 tituj librash për muajin shkurt!

Flaka e hekurt

Autori: Rebecca Yarros – Çmimi: 1200 lekë

Të gjithë prisnin që Violetë të vdiste që vitin e parë të akademisë ushtarake, por kjo ishte vetëm prova e saj e parë. Tani fillonte stërvitja e mirëfilltë, dhe Violeta po vriste mendjen si do t'ia bënte që t'ia dilte mbanë. Rreziku i vërtetë është nënkomandanti: ka vendosur t'ju tregojë të gjithëve, me çdo kusht, sa e papërshtatshme është kjo vajzë për vendin e fituar me aq mundim, me të vetmen rrugë shpëtimi që të tradhtojë burrin që dashuron. Vetëm se vendosmëria për të mbijetuar nuk do të jetë e mjaftueshme.

Krishtlindje si Chanel

Autori: Daniela Farnese - Çmimi: 1200 lekë

Pasi kalon disa kohë në Paris, Rebeka, e njohur si Coco, niset për në Amerikë, ku përballet me jetën e saj të re në Nju-Jork, qytetin që ringriti legjendaren Chanel, kur karriera e saj dukej se ishte në rënie. Aty përhumbet në faqet e ditarit të një gruaje që ka jetuar në kohën e heroinës së saj. Etieni, dashuria e saj, ka mbetur në Francë. Por distanca mund të zmadhojë keqkuptime të vogla e t’i shndërrojë ato në monstruoze. A do të arrijë Coco të shpëtojë dashurinë dhe të festojnë bashkë Krishtlindjen në Nju-Jork?

Si vrasin vajzat e mbara

Autori: Holly Black - Çmimi: 1400 lekë

Endi një nga vajzat më të njohura të shkollës, vritet dhe trupi i saj zhduket. Vrasësi është Sal Singu, shok shkolle me viktimën dhe të gjithë janë të bindur për këtë. Vetëvrasja e tij, pak ditë pas ngjarjes, zhduk çdo dyshim. Pipa, e cila asokohe ishte 12 vjeçe, dhe sot përgatitet për hyrë në universitet, nuk është fare e bindur për këtë. Ajo zgjedh si temë diplome këtë çështje dhe nis të zbulojë sekrete, për të cilat dikush në qytet kërkon dëshpërimisht që të mbeten të tilla. Po sikur vrasësi të ndodhet me të vërtetë atje jashtë?

Mbreti i Inatit

Autori: Ana Huang - Çmimi: 1500 lekë

Dante detyrohet të fejohet me një grua që as nuk e njeh, Vivianë, trashëgimtaren e një biznesi bizhuterish dhe bijën e armikut të tij. Pak rëndësi ka se sa e bukur është ajo. Vivianë është vajza e përsosur, bileta për t’u ngjitur në nivelet më të larta të shoqërisë. Ndërkohë që Dantja nuk i përshtatet idesë së partnerit ideal, ajo e pranon këtë martesë me shkuesi për hir të detyrës. Nevoja për prekje nuk ishte pjesë e planit, e aq më tepër të binte në dashuri me burrin e saj të ardhshëm, të cilin kurrë nuk e kishte parë me atë sy.

Tula

Autori: Jurgis Kuncinas - Çmimi: 1200 lekë

Romani "Tula" është si një guidë e lagjeve bohemiane të Vilniusit, ku krahas mjerimit ekonomik është zvetënuar edhe bota shpirtërore. Përpos shumë personazheve, në epiqendër, qëndron dashuria tragjike e rrëfimtarit për Tulën, një histori dashurie e papërshtatshme. Ngjarjet shpesh herë marrin trajtat e vizioneve fantastike, për shkak të narratorit lakuriq nate, shtrihen nëpër Ukrainë, në Krime, dhe zhvillohet përgjatë disa viteve, duke përfshirë një pjesë të mirë të epokës së sundimit të Bashkimit Sovjetik.

Mbreti i parave

Autori: Sandrone Dazzieri - Çmimi: 1500 lekë

Pas një nate të stuhishme, ish-hetuesja Colomba gjen një djalë të mbuluar me gjak. Megjithëse ka më shumë se një vit që ka hequr dorë nga policia, ajo nuk mund ta shmangë dot dhunën dhe misterin që po i afrohet sërish. Djali është i vetmi që ka mbijetuar nga një masakër familjare. Teksa përpiqet të zbulojë çfarë ka ndodhur, ajo përballet me një mister të errët që lidhet me të shkuarën e saj dhe mikun e zhdukur, Dante Torre. Çfarë sekretesh do të zbulohen dhe deri ku do të shkojë Colomba për të zbuluar të vërtetën?

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF