Egli Tako të shtunën u surprizua nga motra e saj, Ejona, në Big Brother VIP. Ajo i dha shumë këshilla banores, duke i thënë që të vendose veten gjithnjë në rend të parë, duke qenë se këto kohë ka qenë më e rënduar emocionalisht.
Në një intervistë tjetër për Fan Club me Heidi Bacin, ajo i është përgjigjur të gjitha spekulimeve. Motra e konkurrentes iu përgjigj asaj që është diskutuar shumë në rrjet që familja nuk e përkrah Eglin.
“Nuk është e vërtetë. Nuk besoj që ka familje që nuk e mbështet vajzën apo djalin e tyre. Kanë arritur derisa na kanë hyrë edhe në fjalët tona, duke u shprehur në emrin tonë. Shumë e padrejtë”, u shpreh Ejona.
"Ndodhin, nuk është e para as e fundit. Unë do thosha se e mbështesim me të mirat dhe gabimet e saj, si çdo njeri. Askush nuk është perfekt. Ne nuk jemi persona publik, kështu që nuk jemi të mësuar me studiot televizive, në kuptimin e mirë edhe na trembin kamerat”, shtoi ajo.