KreuCelebrity

Gigi Hadid: Ylli më i fundit që përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve, "fob"!

Gigi Hadid: Ylli më i fundit që përqafon trendin më të

Brenda një viti nga marrja e vendimit për të hequr dorë nga flokët e saj të gjatë, Gigi Hadid ka arritur të rrëmbejë vëmendjen me pamjen e saj të re. Look-u i saj ishte frymëzim për shumë femra që shkuan në sallonet e flokëve dhe i thanë “po” një prerje flokësh të shkurtër.

Gigi Hadid: Ylli më i fundit që përqafon trendin më të

Gigi ka eksperimentuar me nuanca të shumta te biondes dhe modele flokësh të ndryshme dhe tani, ka ardhur koha për të përshtatur trendin e fundit të stilimit, i cili quhet fob. 

Gigi Hadid: Ylli më i fundit që përqafon trendin më të

Termi fob vjen nga fjalët “flipped” dhe “bob” dhe në thelb përshkruan një baluke me skajet e saj të kthyera nga jashtë, që të kujton elegancën e tendencave të viteve 1960.

Modeli i flokëve të Hadid është bërë nga stilisti i famshëm Dimitris Giannetos, i cili ka thënë në postimin e tij në Instagram, “FOB aka flipped bob për bukuroshen Gigi Hadid në fushatën e re “Guest in Residence”. Ky model flokësh është zgjedhur për paraqitjet e tyre nga shumë të famshëm të tjerë së fundmi, duke përfshirë Carey Mulligan, Selena Gomez, Florence Pugh dhe Hailey Bieber.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF