KreuCelebrity

Luana dhe Marina Vjollca do të drejtojnë ‘Ferma Vip 2’?!

Luana dhe Marina Vjollca do të drejtojnë  ‘Ferma Vip 2’?!

Luana Vjollca do rikthehet në ekran, por as tek Klan-i e as tek Top-i. Moderatorja pritet të prezantojë Ferma Vip 2, shkrujan pamfleti.net. Luana përflitej se do rifillonte emisionin ‘Zemër Luana’ në Tv Klan, por për arsye që nuk dihen, nuk u bë e mundur. Flitet se moderatorja nuk ka mundur dot të sigurojë shumën e nevojshme për të blerë kohën televizive. Gjithsesi, ky është një informacion në kuadër të thashethemeve.

Luana dhe Marina Vjollca do të drejtojnë  ‘Ferma Vip 2’?!

Edhe pse Ferma Vip i ishte besuar Fjoralba Ponarit, për të cilin vetë bukuroshja dha një intervistë duke thënë se do jetë sërish në krye të shfaqjes reality edhe për edicionin e dytë, duket se produksioni ka menduar ‘t’i gjejë një punë’ Luanës, e cila kohët e fundit është shfaqur si bizneswoman.

Luana Vjollca është emri i konfirmuar nga produksioni i Ferma VIP për sezonin e dytë, ndërsa detaje të tjera mbeten ende konfidenciale. Pritet që në krah të saj të jetë edhe e motra, Marina Vjollca. Kjo e fundit, pasi nuk ‘shkëlqeu’ tek emisioni ‘Për shqiptarët’, thuhet se ka pranuar të jetë bashkë-prezantuese me të motrën në ‘Ferma Vip 2’.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF