Papa Françesku po përballet me pneumoni të dyfishtë. Ai vazhdon të jetë në gjendje kritike për të katërtën ditë me radhë, por gjendja e tij është stabile dhe ai nuk ka pastur kriza të tjera të frymëmarrjes.
Papa, 88 vjeç, ka kaluar natën e dymbëdhjetë në spitalin Gemelli të Romës, që njëherësh paraqet qëndrimin më të gjatë të tij në spital.
“Kushtet klinike të Atit të Shenjtë vazhdojnë të jenë kritike, por stabile”, u tha në njoftimin e fundit të Vatikanit.
Françesku, që është udhëheqësi i Kishës Katolike që nga viti 2013, në dy vjetët e fundit është përballur me probleme shëndetësore. Ai është i prirë të ketë infeksione në mushkëri, pasi kur ishte i ri i ishte hequr një pjesë e mushkërisë.
Pas pwrkeqwsimit tw gjendjes sw tij, mijëra persona u mblodhën të hënën në Sheshin e Shën Pjetrit për t’u lutur për shëndetin e tij.