Mario Karaj, CEO i Spitalit Amerikan, ka dhënë në intervistë për "USA Today", ku ndër të tjera ka folur për vizionin dhe objektivin e këtij spitali, i cili me një strategji të orientuar drejt cilësisë dhe inovacionit, është bërë lider në shërbimin shëndetësor privat në rajon.
"Spitali Amerikan, një destinacion i rëndësishëm i turizmit shëndetësor global", thëtë CEO i Spitalit Amerikan, teksa ka theksuar se hapi i radhës është shndërrimi i spitalit në një destinacion kyç duke ofruar shërbime të personalizuara sipas standardeve bashkëkohore për pacientët nga e gjithë bota.
Që nga themelimi i tij në vitin 2010, Spitali Amerikan ka qenë pionier në vendosjen e modelit të kujdesit shëndetësor privat në Shqipëri. I pajisur me pajisje moderne dhe ekspertizë ndërkombëtare, grupi ka plane ambicioze për të tërhequr pacientë nga e gjithë bota.
“Qëllimi ynë është të forcojmë praninë tonë dhe të bëhemi një pikë kyçe në kujdesin shëndetësor privat në Ballkan", thotë CEO Mario Karaj. “Spitali Amerikan është i pozicionuar mirë për të qenë lider në kujdesin mjekësor”.



















