Gene Hackman, aktori amerikan dhe legjenda e Hollivudit, fitues i dy çmimeve Oscar dhe katër Golden Globes, ka vdekur në moshën 95-vjeçare në shtëpinë e tij në New Mexico. Hackman lindi më 30 janar 1930 në qytetin e San Bernardino, Kaliforni. Pas një fëmijërie të vështirë në të cilën i ati i braktisi, ai vendosi të regjistrohej në Marinën në moshën 16-vjeçare, duke gënjyer për moshën e tij.
Aktori kalifornian pati një karrierë të suksesshme në botën e aktrimit, duke marrë pjesë në më shumë se 80 projekte, duke përfshirë filmin, teatrin dhe televizionin, dhe duke aktruar në filma prestigjioz si "The French Connection", "Misissippi Burning", "Unforgiven" ose në sagën "Superman".
Pika e kthesës në karrierën e tij, siç është shprehur dhe vetë aktori, ishte interpretimi i tij si Buck Barrow në Bonnie and Clyde, film i drejtuar nga Arthur Penn që e vendosi atë në Hollywood dhe për të cilin ai u nominua për aktorin më të mirë dytësor në Oscars 1967.
-
Plani javor i stërvitjes së David Beckham!
27 Shkurt, 13:44
Gene Hackman grumbulloi një pasuri të madhe falë pjesëmarrjes së tij në filma dhe produksione të mëdha, por edhe për investime të ndryshme si pasuritë e paluajtshme, duke përfshirë shtëpitë e tij në Kaliforni dhe New Mexico. Faqja e internetit bioscops.com e vendos vlerën e tij neto në 90 milionë dollarë në vitin 2024, në të cilin ai fitoi një të ardhur mesatare vjetore prej 6 milionë dollarësh. Aktori fitoi, sipas blogut, 30 milionë dollarë në pesë vitet e fundit.
Aktori ka 3 fëmijë me Faye Maltese, me të cilën jetoi mes viteve 1956 dhe 1986, vit kur u divorcuan; Christopher Allen, Elizabeth Jean dhe Leslie Anne.



















