KreuCelebrity

Legjendari Gene Hackman gjendet i pajetë në shtëpi, bashkë me gruan dhe qenin e tyre!

Legjendari Gene Hackman gjendet i pajetë në shtëpi, bashkë

Aktori dhe gruaja e tij Betsy Arakawa u gjetën të vdekur të mërkurën, së bashku me qenin e tyre, "Aktualisht nuk ka elementë që sugjerojnë një vrasje". Konfirmimi i vdekjes së aktorit erdhi nga policia lokale.

Hackman, një aktor legjendar dhe dy herë fitues i Oscarit, ishte 95 vjeç; gruaja e tij, një pianiste klasike, 63 vjeç.. Oficerët që shkuan në shtëpinë e tyre dje pasdite gjetën edhe qenin e tyre të vdekur. Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende detaje për shkakun e vdekjes apo kohën e vdekjes së çiftit, ndërkohë që për rastin është hapur një hetim.

Hackman dhe gruaja e tij, të cilët u martuan në vitin 1991, jetonin në një kompleks të quajtur Old Sunset Trail, në verilindje të Santa Fe, New Mexico. Oficerët mbërritën në shtëpinë e tyre "për të hetuar vdekjen e dy të moshuarve dhe të qenit" dhe zbuluan trupat e një burri "rreth 90 vjeç dhe një gruaje rreth të 60-ave". Më pas u zbulua identiteti i tyre.

Legjendari Gene Hackman gjendet i pajetë në shtëpi, bashkë

I konsideruar si një nga gjigantët e Hollivudit, Hackman - i lindur më 30 janar 1930 në San Bernardino, Kaliforni - kishte dalë në pension disa vite më parë, duke i dhënë fund një karriere shumë të gjatë të mbushur me role të suksesshme: përveç dy Oscars, ai mori dy Bafta, katër Golden Globes dhe një Çmim të Shoqatës së Aktorëve të Ekranit.

Ai fitoi Oscarin e tij të parë për rolin e tij si Jimmy "Popeye" Doyle në "The French Connection" të vitit 1971, dhe të dytin për rolin e tij si Sherif "Little Bill" Daggett në Unforgiven të Clint Eastwood në 1992.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF