KreuCelebrity

Zarf i Zi në BBVA, Gjesti tregon pse tentoi të " arratisej"!

Zarf i Zi në BBVA, Gjesti tregon pse tentoi të " arratisej"!

Gjesti e rrembeu serish vemendjen e ndjekesve te BBVA me "tentativen e arratisjes", pasi tentoi të kalonte murin rrethues, cka bëri që Vëllai i Madh të fuste një Zarf të Zi në shtëpi. Gjesti lajmërohet se do ndëshkohet për veprimin dhe vendimi do të merret në Prime-n e së shtunës.

Big Brother njoftoi se Gjesti ishte hedhur në rrethimin e dytë të perimetrit të sigurisë, vend i cili, po ashtu, monitorohet 24/7 me kamera dhe me staf sigurie.

“Vëllai i Madh ju njofton se Gjesti ka thyer rregullat duke kaluar murin e oborrit. Ai është hedhur në rrethimin e dytë të perimetrit të shtëpisë, i cili është po ashtu 24 orë nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë. Vëllai i Madh e ka rikthyer Gjestin menjëherë brenda, pasi është siguruar që ai gëzon shëndet të plotë. Të shtunën në live, do të njoftoheni për detajet dhe vendimin e marrë”, shkruhej në zarf. 

Gjesti shpjegoi se këtë vendim e mori në një situatë të vështirë, duke u shprehur se ka një ngarkesë të madhe të shkaktuar nga dy persona.

“Pata një moment të vështirë. Po mbaj një ngarkesë të madhe nga dy persona brenda që s’ma kupton asnjë. E di që kam thyer rregulla. I kërkoj falje Vëllait të Madh dhe gjithë publikut që u shqetësua për gjendjen time. Pata një moment shumë të vështirë”, tha Gjesti, teksa ne shtepi jane rikthyer Jozi e G Bani.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF