Rania Zeriri, ylli 39-vjeçar holandez, e njohur edhe në Gjermani, u gjet në Mercogliano, në zonën e Avellino-s, ku jeton si e pastrehë e administrata rajonale u mobilizua për ta ndihmuar, ndërsa kryetari i bashkisë, Vittorio D’Alessio, shkruan në Facebook se këngëtarja “është e sigurte”.
Rania Zeriri ka lindur në Enschede, Holandë, më 6 janar 1986, nga një baba algjerian dhe një nënë holandeze. Ajo lindi me problem në kordat vokale që e vështirësoi arritjen e disa notave më të larta, por ia bëri zërin më të hollë. Pasi filloi të studionte muzikë, Rania Zeriri arriti popullaritet në vitin 2008, kur ishte në mesin e 5 finalistëve të Deutschland sucht den Superstar, versioni gjerman i talent show Idol. Në të njëjtin vit ajo publikoi këngën “Crying Undercover”, një këngë që u bë shumë e njohur në Gjermani dhe Holandë. Historia e saj ngjason me atë të ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simakut, e cila disa muaj më parë u gjet në një stacion treni në SHBA.
Saga tragjike e saj filloi pas vdekjes se te emes. Kjo beri qe Rania te binte ne nje depresion te thelle e te zgjidhte vete largimin nga shoqeria, duke mos pranuar as ndihmen e njerezve qe kishte rreth saj, ndersa vazhdimisht kembengul se ""ka te drejten te jete e lire dhe te vendose vete per jeten e saj".



















