Java e Modës në Milano është rikthyer, një nga ngjarjet më të pritura të vitit. Një kalendar plot evente dhe prezantime, me shumë surpriza për sa i përket pamjes falë të famshmëve tanë të dashur.
Ashtu si çdo vit, në fakt vëmendja nuk është përqendruar vetëm te pasarelat, por edhe në rreshtat e parë të sfilatave, të populluara nga aktorë, aktore, influencues dhe ikona të modës.
Nuk është thjesht një “vitrinë elegance”, por një skenë reale ku edhe të ftuarit, të përzgjedhur me kujdes nga markat, kontribuojnë në përcaktimin e historisë vizuale të çdo koleksioni. Ky sezon shënon një kohë tranzicioni për botën e modës, me ndryshime të rëndësishme brenda disa shtëpive të modës.
-
Kostumet xhaketë + fund janë trendi më i ri!
28 Shkurt, 13:07
Nëse jeni kurioz të zbuloni se cilët janë të famshmit që shkëlqyen në Javën e Modës në Milano, i gjeni më poshtë..



















