KreuCelebrity

Jeris Kaso, producenti shqiptar drejt tregut ndërkombëtar!

Jeris Kaso, producenti shqiptar drejt tregut ndërkombëtar!

Fotografia: Duke

Edhe pse në industrinë muzikore janë këngëtarët apo performuesit ata që njihen dhe duartrotiken nga publiku, është puna e një producenti të mirë ajo çka garanton sukses për artistin. Jeris Kaso është një emër i ri në tregun muzikor, por që ka nisur të merret me muzikë që në moshën 6 vjeçare. Ndonëse i diplomuar ne Universitetin e Arteve në nivelin master për muzikë, ai nuk e ka lënë portofilin personal akademik me kaq, pasi ka ndjekur vazhdimisht specializime për ‘audio-engineering’ dhe ‘music production’ në disa vende të Europës. Jeris Kaso ka nisur të prodhojë muzikë që në moshën 16 vjeçare duke kompozuar këngë të zhanereve të ndryshme nga muzika klasike, pop, balada deri tek regaton, afrobeats, hip-hop, apo house. Në periudha të caktuara shumë këngë që mbajnë vulën diskografike të Kasos janë kthyer në virale dhe në top 5 trending music në Shqiperi e Kosovë.

Jeris ju jeni një emër që së fundmi keni nisur të shfaqeni në fushën e muzikës. Pse zgjodhët të merreni me produksionin?

Unë jo rastësisht jam në këtë rrugë, pasi në gjithë jetën time jam marrë vetëm me muzikë. Mbaj mend që edhe lodrat e fëmijërisërisë i kam patur në lidhje me muzikën kështu që të bërit muzikë për mua ka ardhur në një formë shumë të natyrshme. Nuk e di a e zgjodha unë muzikën apo muzika mua.  

Jeris Kaso, producenti shqiptar drejt tregut ndërkombëtar!

Sa e vështirë është të jesh producent në Shqipëri?

Çdo profesion ka vështirësitë e veta. Problematika më e madhe nuk qëndron tek të bërit muzikë, por tek përcjellja e kësaj gjëje, tek artistët ose publiku. Është një profesion që duhet të jesh jo vetëm kreativ, por edhe konsistent në punë.

Me cilët nga artistët shqiptarë keni bashkëpunuar?  

Unë nuk e kam ushtruar profesionin vetëm në muzikën komerciale por në çdo spekter të saj. Kam bërë muzikë për shfaqje të mëdha në Teatër Kombëtar, Eksperimental në Filma. Po ashtu edhe në muzikën e lehtë. Disa nga emrat që mund të përmend janë Mato Lale, Lind Islami, Art Abazi, Dren Abazi.

Jeris Kaso, producenti shqiptar drejt tregut ndërkombëtar!

Aktualisht keni ndonjë artist që po menaxhoni?

Duke qenë se kam natyrë që përfshihem shumë në atë që bëj, jam duke drejtuar artistikisht disa artist të afirmuar edhe të rinj. Tek artistët e rinj kam evidentuar Dylan reka, si një artist shumë të talentuar, kreativ dhe tepër të pasionuar pas asaj që bën, me të cilin po punoj për të ndërtuar një identitet artistik unik.

Është e thjeshtë të bashkëpunosh me ta?

Kur arrin të krijosh lidhjen e duhur dhe gjen komunikimin dhe energjinë e duhur gjërat lehtësohen dhe çdo gjë bëhet për të arritur qëllimin në mënyrë sa më të suksesshme që është ardhja e produktit final në treg.

Jeris Kaso, producenti shqiptar drejt tregut ndërkombëtar!

Cili është zhaneri i muzikës që të pëlqen më shumë të prodhosh?

Mua më pëlqen të miksoj zhaner të ndryshëm duke qenë se kombinimet dalin tepër interesante. Përshembull nëqoftëse është ‘pop acoustic’, mua më pëlqen të fus elementë elektronik. Ose nëqoftëse jam duke bërë muzikë pak më elektronike më pëlqen ta kombinoj me ndonjë instrument të gjallë. Jam më i fokusuar tek të përcjellurit emocion sesa tek zhanerat. Kjo gjë arrihet me të gjitha gjinitë nëse muzika është e mirë.  

Dimë që keni edhe eksperiencë ndërkombëtare. Çfarë mund të na thoni më shumë në detaje rreth tyre?

Unë së fundmi, jam bërë pjesë e nje label që quhet ‘Real Music Entertainment’ që është degë e ‘Universal Music’ në Itali dhe jam duke bashkëpunuar me disa artistë të huaj. Jam duke punuar me një artiste të re shumë të talentuar Italo- Shqiptare, po ashtu me një artist tjetër pjesë e ‘Universal Music Italy’. Projektet do të jenë të realizuara në Shqipëri nga unë dhe të shpërndara në tregun italian.

Cilat janë projektet për vitin 2024?

Kam shumë projekte, ky vit për mua do të jetë shumë impenjativ me projekte të ndryshme të artistëve të afirmuar shqiptar, kosovar dhe internacional.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF