Julia Fox duke folur me Jon Caramanica në popcast-in e “The Neë York Times” ka përshkruar ish të dashurin e saj Kanye Ëest si një “bekim”, pavarësisht se lidhja e tyre i la një shije të hidhur.
Ata patën një romancë që zgjati më pak se dy muaj, por mesa duket reperi ka patur një ndikim të madh në karrierën e modeles. “Ishte në fakt një bekim që ai erdhi në jetën time”, tha Julia.
Para se të takohej me krijuesin e hitit “Flashing Lights”, Julia tha se ndjente “presion për të pretenduar të ishte ylli i Hollivudit”.“Unë do të ankohesha për këtë dhe do të mërzitesha, por më pas në fund gjithmonë pranoja dhe bëja atë që ekipi sepse ishte më e lehtë sesa të grindesha. Por Ye erdhi dhe tha: ‘Prisni një minutë, jo, ajo do të bëj atë që do të bëjë’”, shtoi ajo.
Kujtojmë që Julia Fox u takua me Kanye pas takimit në Miami në natën e Vitit të Ri 2021 dhe u ndanë në shkurt 2022. Duke folur për revistën ES, Fox foli për ndarjen e tyre dhe tha: “Çështjet e pazgjidhura me të cilat po merrej. Thjesht duket sikur ai kishte shumë për të punuar, dhe unë thjesht nuk kam kohë ose energji për të”.



















