KreuCelebrity

Magjia e koncertit të Alban Skënderaj elektrizon Tiranën!

Magjia e koncertit të Alban Skënderaj elektrizon Tiranën!

Alban Skënderaj ka mbajtur këtë të enjte koncertin e tij “Motiv” në stadiumin “Air Albania”. Plot 25 mijë veta mbushën stadiumin dhe shijuan muzikën dhe zërin e këngëtarit të mirënjohur.

Magjia e koncertit të Alban Skënderaj elektrizon Tiranën!

Si asnjëherë më parë një artist shqiptar bëri të mundur që në një kohë rekord të shesë gjithë biletat dhe të dhurojë një spektakël të tillë. Nga fillimi deri në fund për më shumë se 150 minuta këngëtari këndoi ‘live’ këngët e tij më të mira ndër vite.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ilda Lumani (@ildalumani)

Të gjitha të sjella në një mënyrë unike, shumë prej tyre të ndërthura bukur me njëra-tjetrën, bën që gjithë fansat e Albanit njëzëri me të, të këndonin këngët e tij.

Magjia e koncertit të Alban Skënderaj elektrizon Tiranën!

Disa prej këngëtarëve me të cilët ka patur bashkëpunime, si Capital T, Elgit Doda, iu bashkuan këngëtarit për të kënduar këngën e përbashkët. Moment shumë emocionues ishte kur në skenë Albani u ngjit me bashkëshorten e tij Miriam Canin, e cila i dedikoi disa fjalë zemre teksa shprehu lumturinë e madhe që ndjente për gjithë të pranishmit që kishin ardhur në stadium për njeriun e saj të zemrës.

Magjia e koncertit të Alban Skënderaj elektrizon Tiranën!

Prej 17 vitesh ata po jetojnë një histori të bukur dashurie, janë betuar para Zotit, janë bekuar me dy fëmijë, por nuk janë martuar zyrtarisht me letra dhe para 25 mijë fansave Albani i premtoi që ditën e shtunë ata do të ndërmarrin këtë hap dhe do të celebrohen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by REVISTA BORDO (@bordomagazine)

Gjithë kjo mbrëmje magjike u mbyll me këngën “Vetëm ty” me të cilën Albani 20 vite më parë nisi karrierën e tij, fitoi Top Festin dhe vijoi të 'korri' më pas suksese të njëpasnjëshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF