KreuCelebrity

Çfarë ndodhi dy vite më parë: Dalin detaje të reja nga divorci i Besit me Xhensilën!

Çfarë ndodhi dy vite më parë: Dalin detaje të reja

Teksa u komentua marrëdhënia e krisur mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, ish konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Bakaj tha ne TCH se problemet mes çiftit të njohur kanë nisur dy vite më parë.Sipas Bakajt, prej një viti aktori dhe këngëtari nuk jetonin më bashkë. Për sa i përket kërkesës së gjykatës, ai zbuloi më tepër detaje.

Çfarë ndodhi dy vite më parë: Dalin detaje të reja

“Padia është kthyer mbrapsht sepse mungonin firmat. Kërkesa është bërë nga Xhensila. Bëhet fjalë edhe për një pension ushqimor 150 mijë lekësh, se aq e parashikon ligji. Problemet e tyre kanë filluar që dy vite më parë, gati një vit është tentuar që t’i rregullojnë marrëdhëniet, por prej një viti nuk janë më bashkë”, tha ai. “Është një e vërtetë që janë shumë pranë procesit të divorcit. Akoma nuk është bërë e ditur data e procesit të divorcit”, vijoi më tej gazetari.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF