KreuCelebrity

Miqtë e Bianca Censorit të shqetësuar për të: me familjen dukej si jashtë orarit të punës!

Miqtë e Bianca Censorit të shqetësuar për të: me

Miqtë e Bianca Censorit janë të shqetësuar se burri i saj, Kanye West, e trajton atë sikur të ishte "një instalacion dramatik i artit". Kur nuk shërben si muza e tij, Censori raportohet se heq dorë nga veshjet provokuese që janë bërë look-u i saj më i njohur në publik.

29-vjeçarja u pa duke iu kthyer normalitetit gjatë një vizite të fundit në shtëpinë e saj në Australi, zbuloi një shoqe e vjetër për “Page Six”. Kjo ishte në kontrast të plotë me paraqitjet e saj të zakonshme, të tilla si fotografimi me kostume trupore të hapura ose përdorimi i një jastëku për të mbuluar gjoksin e saj, gjë që kishte ngjallur shqetësim edhe te prindërit e saj, Alexandra dhe Leo.

Miqtë e Bianca Censorit të shqetësuar për të: me

“Ishte shumë e qartë për ne që ajo po sillej sikur të ishte jashtë orarit të punës”, tha një shoqe e saj. “Do të ishte mirë ta shihnim atë me familjen e saj. Veshjet e saj ishin si dikur, kur ajo ishte në normalitetin e saj. Nuk kishte asgjë që të sugjeronte se koha e saj me Kanye ka patur një efekt të qëndrueshëm”.

Menjëherë pas vizitës së saj në Melburn, Censori u rikthye në qendër të vëmendjes në Prato, Itali, e veshur me rroba banje dhe taka të larta për një takim me produksionin e Yeezy.

Një burim i afërt me Censori dhe Kanye West tha për “Page Six” se Bianca "ka njerëz që e ndihmojnë me pamjen e saj. Është prezantimi i saj dhe mendohet mirë se çfarë do të veshë".

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF