Nëna e këngëtarit Robert Berisha ka ndërruar jetë disa vite më parë nga kanceri. Në një intervistë të fundit në ‘Klan Kosova’, ai u shpreh se ajo kishte qene pikë të dobët. Sakaq, ai shprehu edhe pakenaqesi me ish patneren e vëllait të tij, Patrisit, Tuna Sejdiu, duke thene se ajo nuk ishte sjelle mirë me nënën e tij, edhe në periudhën e kimioterapisë.
“Ndoshta me vëllain është më e lehtë te merzitesh, por me prindin nuk mundesh. Patrisi mua më sheh si baba, nuk e besoj se me eshte merzitur ndonjëherë. Kur kam folur diçka, ai e ka ditur që është për të mirën e tij. Edhe në këtë rast e dinte që unë e kam pikë të dobët mamin, edhe unë jam pika e dobët e saj. Aty ka ndodhur një mosmarrëveshje, siç janë nuset. Bej c`te duash me burrin tënd në shtëpine tënden, por në shtëpine time me nënën time, nuk e shoh kush është. Në raport me nënën time me kancer, me kimioterapi, te ma mërzise dikush nuk ia vlen. Me një mesazh u krye ai muhabet”", rrefeu ai.
Tuna dhe Patrisi janë ndarë prej disa vitesh dhe kanë bashkë dy djem. Nga ana tjetër, Roberti është në një romancë të re dashurie, ndersa ka edhe një vajzë me këngëtaren Nora Istrefi.