KreuCelebrity

Partnerja e Florit shpërthen ndaj Çiljetës: Harrove krushkën, turp për ty!

Partnerja e Florit shpërthen ndaj Çiljetës: Harrove

Fjoralba Ponari i befasoi fermerët e Ferma VIP me nje vizite surprize, gjate te ciles diskutoi me ta per tema te ndryshme. Në bisedë me Çiljetën u rikthye diskutimi rreth Florit, ku sërish këngëtarja theksoi se sjellja e tij me Robertin i është dukur servilizëm.

Partnerja e Florit shpërthen ndaj Çiljetës: Harrove

“Mendova se Flori do ishte më ndryshe kur erdhi nga Aramerasi. Por qëndrimi që ka mbajtur ndaj nesh, gjatë ardhjes së Robertit më është dukur shumë servil, i qëndroj asaj që kam thënë. Ka jetuar 70 e ca ditë me ne. Mendoj që personaliteti vlen më shumë se ccdo gjë tjetër”, tha Çiljeta.

Por kjo duket nuk është pritur aspak mirë nga partnerja e Florit. “Harrove krushkën moj, apo se quan servilizëm atë ti se ashtu të leverdis! E ule veten tani në fund, turp për ty!”, shkruan partnerja e Florit, ku me krushkën i referohet Elsa Lilës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF