KreuCelebrity

Ka 41 vjet me bashkëshorten; Armend Rexhepagiqi: Kurrë s'kam patur dëshirë të kem fëmijë!

Ka 41 vjet me bashkëshorten; Armend Rexhepagiqi: Kurrë s'kam

Artisti Armend Rexhepagiqi, një intervistë për emisionin “Canape” në T7 është shprehur se ai dhe bashkëshortja e tij, me të cilën ka 41 vite, kurrë nuk kanë patur dëshirë të kenë një fëmijë.  I pyetur në lidhje me arsyen, Armend Rexhepagiqi u shpreh se kënaqet me fëmijët e tjerë, i do, ka njerëz në familje që kanë fëmijë të vegjël, por vetë nuk ndier për të patur.

“Nuk e kam patur dhe nëse filloj ta shtjelloj, më duket se filloj të arsyetoj dhe justifikohem prandaj mendoj thjesht që mjafton vetëm që nuk ka ekzistuar dëshira as nga ana ime, as nga ana e bashkëshortes që të kemi fëmijë dhe ndoshta në shoqërinë tonë kjo është temë tabu, jam i sigurt për këtë, por ka qenë vendimi ynë i dyanshëm të cilin e kemi ndier dhe e kemi respektuar vendimin që kemi pasur.

Ka 41 vjet me bashkëshorten; Armend Rexhepagiqi: Kurrë s'kam

Sot nuk jam bërë pishman, jo sepse dua të pohoj që kam bërë, përkundrazi, kënaqem me fëmijët e tjerë, i dua shumë, kam njerëz në familje të cilët i kam shumë të afërt me të cilët kam fëmijë të vegjël ose krijoj raporte mirë, por me veten nuk e kam ndier shumë dhe unë mendoj që kjo është një e drejtë e njerëzve që të ndiejnë dhe mendoj se kjo është e rëndësishme edhe te femrat se në njëfarë mënyre automatike kuptohet që çdo femër duhet të ketë instinkt amënor dhe ndoshta edhe mashkulli atë të babait, nuk është kështu.

 Unë të paktën e njoh veten, e kam ndier këtë dhe nuk jam handikap, nuk kam nevojë të justifikohem dhe në shoqërinë tonë nuk kam folur, i kam lënë njerëzit të kuptojnë çfarë të duan sepse nuk më ka lënduar fakti që nuk kam fëmijë”, tha Rexhepagiqi

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF