KreuCelebrity

Më në fund Ledion Lico u rikthye siç duhet në Instagram!

Më në fund Ledion Lico u rikthye siç duhet në Instagram!
Kishte vendosur të qëndronte larg rrjeteve sociale, por deshi s’deshi Ledioni u rikthye në Instagram.

Prej një kohe të gjatë Ledioni vendosi që të mos ishte aktiv në rrjetin social Instagram, por sot ai na ka surprizuar fillimisht me një foto në Instastory ku tregon se si kalohet një ditë e dielë në familjen e tyre.

Në foto shihet Ledioni dhe djali i tij, Roman, teksa flenë të dy në dhomën e ndenjes.

Më në fund Ledion Lico u rikthye siç duhet në Instagram!
Më pas Ledioni postoi në ‘feed’ dhe një foto me partneren e tij, Sara Hoxha, duke vendosur një emoji me zemër.

Kujtojmë se Liço kohët e fundit përflitet se do të moderojë sezonin e ri të “Big Brother VIP 3”.

Ky rikthim i tij nuk e dimë se sa ka të bëjë me këtë lajm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF