KreuCelebrity

Mendon shumë për vdekjen, Nicole Kidman: “Nuk mundem as të fle”!

Mendon shumë për vdekjen, Nicole Kidman: “Nuk mundem as të

Duket sikur jeta e saj është një përrallë, por Nicole Kidman përballet edhe ajo me ankthet e saj. Aktorja e famshme rrëfei se mendimet e shumta për vdekjen ndonjëherë e mbajnë zgjuar gjithë natën.

Mendon shumë për vdekjen, Nicole Kidman: “Nuk mundem as të
Mendon shumë për vdekjen, Nicole Kidman: “Nuk mundem as të

57-vjeçarja u shpreh në një intervistë për GQ të publikuar të hënën se është “e hapur ndaj emocioneve” dhe i ndjen gjërat më thellë tani më shumë se kurrë. “Vdekshmëria. Lidhja. Jeta vjen dhe të godet”, tha ajo.
 “Dhe humbja e prindërve dhe rritja e fëmijëve, martesa dhe të gjitha gjërat ju bëjnë një njeri shumë të ndjeshëm”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Dhe të godet kur ngrihesh se si … është një zgjim në orën 3 të mëngjesit duke qarë dhe gulçim nga cdo lloj gjëje”.
Kidman ndau më shumë rreth pikëpamjes së saj mbi vdekshmërinë ndërsa reflektonte mbi vdekjen e babait të saj, Antony Kidman, në 2014. E ëma ndërkohë i ndërroi jetë në muajin shtator. Vetë Kidman është nënë e katër fëmijëve. Ajo ndan vajzat Sunday Rose, 16-vjeçe dhe Faith Margaret, 13-vjeçe, me bashkëshortin Keith Urban dhe vajzën Bella, 31 vjeçe dhe djalin Connor, 29-vjeç, me ish-burrin e saj Tom Cruise.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF