Bukuroshja Paula Mehmetukaj ka kurorëzuar dashurinë e saj në një dasmë madhështore. Ajo i ka dhënë fund beqarisë nën një atmosferë mbresëlënëse nga fillimi deri në fund të kësaj natë madhe për të dhe bashkëshortin e saj.
Paula Mehmetukaj është vajza që ka rrëmbyer kurorën e “Miss Universe Albania 2020”.
Kujtojmë që në skenën e Miss Universe, u bë prezantimi i konkurrentëve me kostumet e tyre kombëtare dhe Shqipërinë, Paula Mehmetukaj e përfaqësoi denjësisht me veshjen e krijuar nga stilistja e njohur Enada at`Nikollën.
“Mbretëresha e tokës dhe qiejve”, quhej kostumi i stilizuar e zbukuruar me gurë të kuq. Paula dukej një princeshë e vërtetë me kostumin madhështor dhe ngjyrat e flamurit tonë kombëtar!