KreuCelebrity

Aktorja e njohur zbulon pse u largua nga Hollywood-i: Jam më e lumtur “mes baltës”!

 

Aktorja e njohur zbulon pse u largua nga Hollywood-i: Jam më e lumtur

Aktorja amerikane Amanda Seyfried ka ndarë së fundmi në një intervistë të sinqertë arsyet që e shtynë të largohej nga Hollywood-i. Në një bisedë për revistën Forbes, ajo rrëfeu se pikërisht në pikun e famës kishte vendosur të zhvendosej në bregun lindor, në New York.

Aktorja e njohur zbulon pse u largua nga Hollywood-i: Jam më e lumtur

“U zhvendosa atje para se të kisha familje. Qëndrimi këtu ishte vendimi më i mirë për privatësinë, qetësinë dhe natyrën. Më ofron një jetë më të balancuar sesa ajo në qytet”, tha Amanda.

Aktorja shtoi se ky vendim ishte i domosdoshëm për shëndetin e saj mendor. Jeta nën presionin e dritave të famës është më e përballueshme tani që ka një vend që e quan shtëpi. Amanda ka ndërtuar një jetë familjare me bashkëshortin e saj, Thomas Sadoski, me të cilin u martua në vitin 2017. Çifti ka dy fëmijë, vajzën Nina dhe djalin Thomas, ndërsa pjesë të pandashme të familjes konsiderohen edhe kafshët në fermën e tyre. “Kafshët e mia më japin balancë”, shprehet Amanda. Përveç qenit të saj Finn, ajo kujdeset për pula, rosa, dhi, mace, gomarë dhe kuaj, të cilët i sheh si anëtarë të rëndësishëm të familjes, po aq sa fëmijët dhe bashkëshorti i saj

Edhe pse shpesh udhëton për shkak të roleve të ndryshme, Amanda e sheh këtë si një mundësi argëtimi. “Ditën tjetër do të jem më e lumtur në shtëpi, me çizmet e mbuluara me baltë duke ushqyer kafshët”, tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF