Fama e Meriton Mjekiqit u shumefishua me pjesëmarrjen e tij në edicionin e 3 të ‘Big Brother VIP’, ku moderatori nga Kosova gjeti edhe dashurine me gazetaren Ilnisa Agolli. Dyshja duket tashme e pandashme e thuhet se kane nisur bashkëjetesën në Tiranë. Ashtu si edhe vetë ai është shprehur, jo eksperiencë e ka ndryshuar thellësisht edhe si njeri. Publiku pati mundësinë të nnjihej me shume me jeten private te tij, perfshire edhe vështirësitë që kishte kaluar me nënën e djalit të tij, me të cilën nuk kishte një raport të mirë. Dhe duket se situata vijon të jetë e njëjta. Ditët e fundit, ish-partnerja e Meritonit, Egesta, ka udhëtuar për në Kosovë. Nga postimet e saj në rrjetet sociale, kemi parë se ajo së bashku me Loarin tashmë ishin në Prishtinë, duke shijuar kështu disa ditë udhëtimesh.
Por me sa duket një takim mes djalit dhe ish-finalistit të Big Brother ende nuk ka ndodhur. Në ditët ku Egesta publikoi foto nga Prishtina, Meritoni ishte ende me pushime në Turqi së bashku me Ilnisën. Edhe tanimë që ditët romantike të çiftit kanë munguar, duket se ai ende nuk ka mundur që të takohet me djalin e tij. Të paktën në rrjetet sociale, një moment i tillë nuk është publikuar. Ish-partnerja e Meriton Mjekiqit, Egesta ka reaguar në lidhje me deklaratat e Meritonit që dha gjatë spektaklit, se djali i tyre, Loari është me autizëm. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo i ka falënderuar të gjithë për mbështejen që i kanë dhënë, duke thënë se e vërteta gjithmonë triumfon.