KreuCelebrity

Ndarja konfliktuale pas disa vitesh lidhje, Arnita Beqiraj “thumbon” Arbër Çepanin!

Ndarja konfliktuale pas disa vitesh lidhje, Arnita Beqiraj “thumbon”

Ish-Miss dhe regjisorja Arnita Beqiraj, ka folur rreth aludimeve për ndarjen nga sipërmarrësin e njohur Arbër Çepani, pas disa vitesh lidhje mes tyre. Nga komentet e bera prej saj ne një intervistë të shkurtër të dhënë së fundmi, nenkuptohet qarte se marrëdhënia mes Arnites dhe Arbrit nuk është rregulluar.

“Po Arbri është futbollist? Se unë e di që kemi ardhur për futboll këtu, ka në kombëtare ndonjë futbollist me emrin Arbër dhe unë nuk e di”, u shpreh ajo. E ftuar në Top Arena, kur u pyet se pse është ndarë, ajo refuzoi të përgjigjej, duke thënë “po pyet njeriun e gabuar”.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Sa e dashuruar je ti nga 1 tek 10?

Arnita: Shumë, 10 !

Pyetje: Po me kë?

Arnita: Një tek pyetje kishe, e dogje!

Pyetje: Një pyetje më kështu, po atij Arbrit i kishe bërë unfollow mi?

Arnita: Kontrolloje.

Pyetje: Qyqja, se ditka as ai domethënë, i shkreti se ka marrë vesh. O të ka bërë unfollow vëlla, shikoje njëherë, të ka hequr kjo! Po pse, çfarë ndodhi, pinte ai?

Arnita: Po Arbri është futbollist? Se unë e di që kemi ardhur për futboll këtu, ka në kombëtare ndonjë me emrin Arbër dhe unë nuk e di.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF