Fifi komentoi për herë të parë përjetimet për momentin kur i ka rënë të fikët në “Big Brother VIP”.
Më një rrëfim të rrallë, në “S’e Luan Topi”, ajo tregoi se ka përjetuar shumë keq mënyrën se si publiku e trajtoi ngjarjen. Në lot këngëtarja Filloreta Raçi u shpreh se ka qenë shtatzënë gjatë periudhës ku “memet” shpërthyen në rrjete sociale.
Fifi është shprehur që çdo emocion ka qenë i vërtetë, dhe jo ashtu siç është komentuar.
Pengu i vetëm që ajo ka është që Fifi nuk doli ajo shumëngjyrëshja që është dhe që shumë momente nuk janë transmetuar.
Fifi: Kur më ra mua të fikët u hiperbolizua dhe u shkatërrua, e bënë parodi. Thanë që mua nuk më ra të fikët por u shtira, ishte e dhimbshme, ishte e frikshme. Ka qenë një periudhë që isha shtatzënë dhe e kam parë dhe mendova pse po e përdorin përsëri? Nga ana tjetër nuk doja ta tregoja që isha shtatzënë, sepse ja kam thënë dikujt dhe ia ka tregur gjithë botës. Unë nuk doja ta tregoja që isha shtatzënë sepse nuk ngela shtatzënë për opinionin dhe mediat sociale, por ngela për veten time. Unë në “BBV” nuk isha lojtare, kjo është pak, por e sigurt. Unë isha e mirë me të gjithë banorët. Më ngel peng vetëm se pse nuk dola ajo Fifi shumëngjyrëshe dhe e mirë siç jam unë. Por dola sikur kam probleme psikologjike, gjë që nuk është aspak e vërtetë.
Ndër të tjera artistja tregoi se gjithçka është gjykuar në bazë të videove të shkurtra që qarkullonin në rrjete sociale.
“Është një problem, ata të cilët kanë gjykuar se Fifi ka qenë toksike, mashtruese dhe psikopatë, ata nuk e kanë parë farë Big Brother VIP, por kanë ndjekur vetëm videot e shkurtuara në rrjete sociale”, u shpreh ajo.
Fifi tregoi se i ka rënë në të vërtetë të fikët dhe nuk është shtirur. E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e fjalëve të opinionistes së “BBV1”, Balina Bodinaku.
“Momenti më i vështirë që unë kam pasur aty brenda ka qenë kur më kanë thënë që të ka humbur vëmendja dhe po mundohesh të kapesh me njerëzit sepse nuk ke vëmendje. Debati që kam pasur me atë njeri (Balina Bodinaku) më shqetësoi shumë. Më bëri të kuptoj se njerëzit jashtë më urrejnë, unë nisa ta mendoj që po më prisnin të më ekzekutonin.
Mua më ra të fikët edhe jam larguar nga ajo shtëpi. Më vrau opinioni i njerëzve se çfarë po ndodh jashtë. Nëse nuk do të më kishte rënë të fikët unë do kisha vazhduar rrugëtimin. Gjithçka ka ndodhur prej komentit, emocionet e forta të këqija i përjetova”, përmbylli Fifi.