Olsi Bylyku ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP. Ky eliminim erdhi pas atij të Gabrieles. Vëllai i Madh hapi një tjetër televotim në të cilin publiku votoi për të preferuarin e tyre.
Banorët të shokuar nuk e besonin dot largimin e tij, ndërsa shumë sugjeronin se është lojë.
Shkak për hapjen e televotimit të dytë është thyerja e rregullave të lojës me ngjitëse, ku pjesa më e madhe e banorëve zgjodhën të mos përfshiheshin aq shumë duke u dorëzuar, ndërsa i pari që nisi me thyerjen e rregullave ishte Juli duke lëvizur dorën për të pirë cigare.
Fakti që qëndroi shumë i heshtur dhe u përfshi shumë pak në biseda e diskutime, u aludua si arsyeja e mundshme që ai mund të ketë siguruar pak vota.
Ai ishte i eliminuari i dytë i mbrëmjes, pas futbollistit Gabriele Mezini.



















