KreuCelebrity

Olta Gixhari flet për Leonorën dhe zbulon nëse do të rikthehet në BBVK

Olta Gixhari flet për Leonorën dhe zbulon nëse do të
Olta Gixhari ka komentuar për herë të parë raportin e saj me Leonora Jakupin, pas aludimeve se dyshja nuk e ndjek më njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

E ftuar në eventin “Genesis” të Taynës, aktorja u ndal për një intervistë me “Prive by Liberta Spahiu”, ku foli mes të tjerash edhe për eksperiencën e saj si opinioniste në “Big Brother VIP Kosova”.

E pyetur nëse do ta shohim sërish në panelin e BBVK-së, Olta la të kuptohet se rikthimi mbetet një mundësi e fortë. Ajo u shpreh se ndihet e vlerësuar si nga produksioni, ashtu edhe nga publiku, duke theksuar se ka gëzuar mbështetje gjatë dy sezoneve të kaluara.

Ndërkohë, kur u pyet për Leonorën dhe mundësinë për të bashkëpunuar sërish me të në të ardhmen, Gixhari zgjodhi të japë një përgjigje pozitive, duke e vlerësuar këngëtaren me fjalë të mira.

Sipas saj, Leonora është një grua e zgjuar, e fortë dhe një artiste me shumë vlera, duke lënë të kuptohet se nuk ka asnjë rezervë për një ribashkëpunim mes tyre në ekran.