Pas tre djemve, Megan Fox më në fund është bërë nënë e një vajze të vogël! Edhe pse duhet të ishte një moment lumturie maksimale, gjërat nuk janë tamam rozë për aktoren e njohur. Së fundmi aktorja solli në jetë fëmijën e saj të katërt, por lidhja e saj me babain e foshnjes, Machine Gun Kelly, mori fund. Prandaj, shanset që të tre të formojnë një familje janë mjaft të vogla.
Reperi 34-vjeçar e konfirmoi lindjen me një video bardh e zi duke e përkëdhelur me butësi dorën e vogëlushes. "Më në fund mbërriti!! Fara jonë Qiellore," shkroi Machine Gun Kelly në Instagram.
Megan Fox ka tre djem të tjerë, Noah (12 vjeç), Bodhi (11) dhe Journey (8), nga martesa e saj me Brian Austin Green, e cila përfundoi në 2021.
Njoftimi i lindjes u la megjithatë disi në hije nga një skandal që shpërtheu mes Machine Gun Kelly dhe Brian Austin Green. Kelly e sulmoi Brianin në një mesazh privat në Instagram, duke e akuzuar për interesim të tepruar për lindjen e fëmijës së tij dhe gjoja rrjedhje informacioni në media. "Mos pyet se kur do të vijë fëmija ynë. Cfarë je ti, FBI-ja?"- i shkruan Kelly Brian-it, duke shtuar emoji sugjestionuese të një miu dhe një polici. Më tej, it ha se duhet të kërkonte falje publike dhe e vuri në lojë për karrierën e tij duke i thënë : "Zgjodhe personin e gabuar për t'u ngatërruar, z. Aktor tregtar i drithërave".
Brian nuk u mendua dy herë dhe postoi mesazhin në Instagram, duke u përgjigjur me sarkazëm: "Nuk e dija që të qenit aktor fëmijë ishte një gjë e keqe. Leo, kujdes, se most ë vjen radha edhe ty", duke iu referuar Leonardo DiCaprios, i cili gjithashtu e filloi karrierën e tij si fëmijë-aktor.
