Sapo i shtoi një trofe portofolit të punëve të saj artistike, Rozana Radi u hodh në një sfidë tjetër. Artisja, që shpesh ka zgjedhur të rrëfejë historitë e grave të pafata përmes këngëve të saj, në këtë rality show ka zgjedhur të rrëfejë veten e saj jashtë çdo lloj filtri.
Në një intervistë të dhënë për “Bordo” pak para hyrjes në BBV, Rozana u pyet se në ç'ujëra është dashuria në jetën e saj.
-
Megan Fox bëhet nënë për herë të parë me ish-partnerin MGK!
28 Mars, 11:46
"Unë jam një njeri që dashurinë e kam patur prezente gjatë gjithë jetës sime, nga çdo njeri që jam rrethuar e kam patur dashurinë me tepri".
Ndërkohë me tej teksa pyetur, "Si dashuron ti? Tjetërsohesh? Je me këmbë në tokë? Ç'ndodh Rozanën kur është e dashuruar?", ajo thotë,
“Njeriu në mosha të ndryshme dashuron ndryshe. Me kalimin e moshës kthehesh me këmbë në tokë dhe me shumë rëndësi është fakti të duash fort dikë, duhet të duash së pari veten, dhe kështu ndërtohet një raport i shëndetshëm".