KreuCelebrity

Plagosja sot te Qyteti Studenti, babai: “Djali student në Inxhinjeri, nuk e prisnim kurrë”!

Plagosja sot te Qyteti Studenti, babai: “Djali student në

Ne kohen kur i gjithe opinioni publik shqiotar eshte ende i shokuar nga vrasja e 14 vjecarit te pafajshem Martin Cani, një tjetër ngjarje tronditëse u shenua sot ne kryeqytet, ku dy të rinj, 19 dhe 20 vjeçar u përfshinë në një sherr ku mbeti i plagosur një prej tyre me thikë. 19-vjeçari, Ajdin Ajvazi ka qëlluar me thikë 20-vjeçarin, Aron Demiraj ndërsa burime nga vendi i ngjarjes thane se autori e ka goditur me thikë në brinjë, qafë dhe shpatull viktimen, qe u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës. Admir Demiraj, i ati i 20 vjeçarit  ka zbuluar gjendjen shëndetësore të të birit.Ai ka nuk ka pranuar të flase përpara kamerave, por ka dhënë një mesazh duke deklaruar se e di se çfarë djali ka rritur.

“Djali im është 19-vjeç, studentë në vit të dytë për Inxhinieri Ekonomike. Unë e di ça djali kam rritur dhe edukuar, por sot të gjen e pabëra kot. Sot më ndodhi mua, nesër dikujt tjetër, problem i madh është fakti që nuk ka fare siguri. Nuk mendoja se do më ndodhte kjo, kurrë në botë. Unë duke porositur mësuesit që të kontrollojnë çantën e djalit vogël që e kam 12 vjeç që mos të marr ndonjë gjë që s’duhet në shkollë, për të madhin as që më kishte shkuar mendja fare se do i ndodhte kjo.

Mjekët më kanë thënë se është jashtë rreziku për jetën, por i duhet kohë ta marr veten. E takova pak më parë djalin, por u mallëngjeva, zura të qaj dhe nuk mund të flas me të. Më vjen keq për ata prindër ça djali kanë rrit, ai që ia bëri djalit tim këtë”, – tha babai.

Sherri mes 19-vjeçarit Ajdin Ajvazi dhe të plagosurit, 20-vjeçarit Aron Demiraj, nisi pas fjalëve: “Përse me bllokove rrugën, përse më sheh shtrembër”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF