Aktorja e serialit të njohur ‘Hangover” Nathalie Fay perfundoi ne pranga pasi qëlloi me grusht në fytyrë të dashurin e saj në Miami. 36-vjeçarja u ndalua nen akuzen e dhunes ne familje. I dashuri kishte ardhur ta merre nga një ndeshje miqësore e Miami Dolphins në futbollin amerikan, shkruan TMZ.
Fay e lindur në Kanada, njihet në serial si recepsionistja tërheqëse e Caesars Palace në “Hangover” — ndërsa tashmë akuzohet se ka sulmuar me grusht të dashurin pasi e kishte pyetur se “ku kishte qenë para se të shkonte ta merrte”. Ajo duket i ka treguar të dashurit, i identifikuar vetëm si Brady, një hartë në celular për të provuar se ai nuk ishte aty ku thoshte se ishte, dhe më pas e qëlloi me grusht.
I dashuri i aktores tha në polici se ‘ishte detyruar të dilte nga makina për të shpëtuar prej saj’. Ish-aktorja që tashmë punon me pronat e patundshme u prangos nga oficerët që erdhën në vendngjarje, ndërsa i dashuri refuzoi ofertën e tyre për ta çuar në spital pas goditjes. Fay numeron disa role ekrani në emrin e saj, përfshi dhe atë në filmin me Bradley Cooper në 2009, ndersa ka interpretuar gjithashtu në filmat “Old School,” “Due Date” e “Blonde and Blonder”.



















