Aktorja Maleficent, 49, i shqetësoi shumë fansat kur u shfaq në ndarjen e çmimeve Tony më 16 qershor me një fustan pa rripa, i cili zbulonte krahët dhe shpatullat e saj jashtëzakonisht të holla. Pamja e zbehtë e Jolie ka shqetësuar jo pak miqtë dhe fansave të saj.
Sipas RadarOnline.com, burime pranë Jolie po i kërkojnë asaj të hajë ushqimet e duhura për të ruajtur shëndetin e saj, veçanërisht duke patur parasysh orarin e saj të ngjeshur si një nënë e përkushtuar dhe aktore që punon.
"Ajo duket shumë e hollë, pothuajse e sëmurë”, vuri në dukje një burim i brendshëm. "Ajo ose harron ose nuk dëshiron të hajë. Miqtë kanë frikë se ajo nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë kështu".
Ndërkohë, eksperti i jetëgjatësisë nga Florida, doktor Gabe Mirkin, i cili nuk e ka trajtuar personalisht aktoren, shprehu shqetësime për shëndetin e saj. Dr. Mirkin sugjeroi se Jolie tashmë mund të këtë osteoporozë, një gjendje e karakterizuar nga kocka të brishta.
-
Strakosha ndahet nga e dashura?
6 Korrik, 10:48
"Ajo duhet të flasë me mjekun e saj, i cili do të urdhërojë një radiografi të densitetit të kockave. Me shumë mundësi do të tregojë osteoporozë dhe do t'i jepen ilaçe për ta trajtuar atë dhe udhëzime për ushtrimet e rezistencës”.
Në vitin 2013, Angelina zbuloi se ajo doli pozitive për mutacionin e gjenit BRCA1, i cili rrit rrezikun për të zhvilluar kancer të gjirit dhe vezoreve.
Për më tepër, stresi i vazhdueshëm nga betejat ligjore të Angelina me ish-bashkëshortin Brad Pitt mund të kontribuojë në humbjen e saj drastike në peshë.
Angelina Jolie Receives Her First Tony Award for Production https://t.co/phHKLIMTtq #AngelinaJolie #TonyAward pic.twitter.com/GOs5pCTasI
— Glitter Magazine (@glittermagazine) June 22, 2024