Liam Neeson është një nga aktorët më të dashur në botë. Në moshën 71-vjeçare, protagonist i “Taken” gëzon një popullaritet të jashtëzakonshëm në Hollyëood. Pak e dinë ndërkohë, se edhe dy djemtë e tij, Micheal dhe Daniel, po bëjnë gjithashtu hapa të shpejtë drejt suksesit.
Micheál, i cili mori mbiemrin e të ëmës, Richardson, është 28 vjeç dhe ka përqafuar profesionin e babait të tij, atë të aktorit. Në fakt, i riu tashmë është shfaqur në dy filma, përkrah të atit, “Cold Pursuit” (2019) dhe “Made in Italy” (2020). Filmi tjetër ishte një sfidë emocionale për të dy, sepse trajton një temë të dhimbshme për ta: lidhjen mes babait dhe djalit të tij pas vdekjes së nënës.
Gruaja e Liam Neeson, Natasha Richardson, vdiq në moshën 45-vjeçare në një aksident me ski në Quebec në vitin 2009.
Së bashku me një mik, Daniel themeloi një markë veshjesh ekologjike. Babai i tij është mbështetësi i tij më i madh dhe promovon produktet e tij në çdo rast. Në filmin e tij "The Marksman", aktori mban një kapele të prodhuar nga kompania për djalin e tij. Danieli është në një lidhje prej disa kohësh.
Nuk ishte e lehtë për Liam Neeson që t'i rriste djemtë e tij vetëm. Aktori i njohur ka folur për dashurinë atërore në një intervistë. “Të jesh baba është një gëzim i vazhdueshëm. Është gjithmonë një gëzim, por është gjithashtu një shqetësim i vazhdueshëm”, tha ai për revistën Her në 2012. “Pavarësisht se sa vjeç janë, ata do të mbeten fëmijët e tut ë vegjël, dhe ti je peng i kësaj dashurie.” Pas vdekjes së Natashës, sa herë që Liam ishte duke punuar në një projekt, vjehrra e tij, aktorja Vanessa Redgrave, vinte për t'u kujdesur për Micheál dhe Daniel. Djemtë e tij ishin mësuar me karrierën e tij kërkuese që në moshë të re, pasi Liam ishte një aktor shumë punëtor dhe i përkushtuar.



















