KreuCelebrity

Si një infeksion syri i shkatërroi shikimin e Elton John-it në vetëm gjashtë muaj ... dhe si ta ndaloni që t'ju ndodhë juve!

Si një infeksion syri i shkatërroi shikimin e Elton John-it në

Elton John i shokoi fansat pasi zbuloi se nuk mund të shohë më nga asnjëri sy. Teksa merrte pjesë në një performancë gala të muzikalit të tij The Devil Wears Prada në Londër, 77-vjeçari pranoi se nuk ishte fizikisht në gjendje ta shikonte shfaqjen. Kjo erdhi vetëm disa javë pasi muzikanti pranoi se një infeksion i rëndë syri, nga i cili u prek në muajin korrik në Francë, e la të verbër në syrin e djathtë, e me 'vizion të kufizuar' në të majtën.

Si një infeksion syri i shkatërroi shikimin e Elton John-it në

“Tani, kam humbur shikimin dhe nuk kam mundur ta shoh performancën, por arrita ta shijoj përmes dëgjimit”, tha John. Infeksionet e syve mund të duken si një çështje shëndetësore relativisht e vogël -e konjuktiviti është ndër më të shpeshtat prej tyre. Megjithatë, ato mund të zhvillohen në diçka shumë më serioze, me të sëmurët që përjetojnë simptoma të cilat nisin nga kruarja dhe enjtja e deri tek humbja e shikimit. Në raste të rralla, infeksionet mund të çojnë edhe në verbëri. Daily Mail zbulon se si të dalloni shenjat më të hershme paralajmëruese të një infeksioni të zakonshëm që mund t'ju kushtojë shikimin.

Konjuktiviti prodhon një substancë ngjitëse në sy ose i bën ato të ndihen sikur kanë zhavorr, ndërsa është jashtëzakonisht ngjitës. Ai ndodh kur enët e gjakut në konjuktivë – membrana e hollë më e jashtme që rrethon syrin – infektohen nga bakteret ose viruset dhe zgjerohen. Shumica e konjuktiviteve virale qetësohen brenda dy deri në tre ditësh, por disa mund të zgjasin deri në tre javë.

 Trajtimi i rekomanduar nga shërbimi shëndetësor britanik, NHS është thjesht një kompresë e nxehtë - njomja e pambukut në ujë të ftohur e të zier dhe fshirja e butë e qerpikëve për të pastruar koret. Megjithatë, në raste të rënda, infeksioni mund të kërcënojë shikimin përgjithmonë.  Konjuktiviti bakterial hiperakut është një lloj konjuktiviti me zhvillim të shpejtë i shkaktuar zakonisht nga infeksioni me Neisseria gonorrhoeae - një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Simptomat, të cilat mund të zhvillohen brenda 12 orëve nga infektimi, shpesh përfshijnë një ndjesi djegieje ose zhavorri në sy dhe sasi të mëdha qelbi që rrjedhin vazhdimisht nga syri. Dr Francis Mah, një okulist në La Jolla, Kaliforni, tha se : Konjuktiviti bakterial hiperakut shoqërohet nga një sasi e madhe e mukusit të gjelbër ose gri. Mund të ketë gjithashtu ënjtje të konsiderueshme të qepallave dhe skuqje të syrit. Trajtimi për këtë lloj konjuktiviti, që përfshin pika dhe mjekim oral, mund të zgjasë për disa javë. Por pa trajtim, komplikacionet janë shumë të mundshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF