KreuCelebrity

Media italiane e bëri të vdekur/ Kledi Kadiu: Më tregoni kur bëhet funerali!

Media italiane e bëri të vdekur/ Kledi Kadiu: Më tregoni kur
Në një postim në Story Klejdi Kadiu ka publikuar titullin e një lajmi abuziv nga gazeta italiane ku shkruhet se ai është larguar përgjithmonë nga jeta. Kledi publikon lajmin e ‘La Gazetta di Viareggio’ dhe ironizon me komentin e tij: ‘Më lajmëroni edhe mua kur të jetë funerali, me këtë rast ta përshëndes dhe unë’, shkruan balerini.

Në fakt lajmi ka të bëjë thjesht me tërheqjen e Balerinit shqiptar nga baleti dhe jo me ndarjen e tij nga jeta.

‘Lamtumirë Kledi Kadiu, balerini i ëndrrave të Amicit largohet shumë shpejt. U përpoqën të bënin gjithçka’ shkruhet në titullin e gazetës.
‘Kledi Kadiu ishte një nga fytyrat më të dashura të spektaklit të talenteve të Maria De Filippit, por sot balerini ka vdekur’, thuhet në lajmin e publikuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF