Një ngjarje tronditëse ndodhi dy ditë më parë në një familje nga Peja që jetonte në SHBA. Një modele dyshohet se ka qëlluar për vdekje burrin e saj përpara se të vriste veten brenda apartamentit te tyre luksoz në Florida.
Sabrina Krasniqi, 27 vjeç, dyshohet se qëlloi pesë herë në drejtim të bashkëshortit të saj, Pajtim Krasniqi, 34 vjeç, më pas qëlloi veten në ballkonin buzë oqeanit të banesës së tyre luksoze në Beach Club II Hallandale në Hallandale Beach, sipas New York Post. Policia gjeti trupat e pajetë të çiftit ne apartamentin e tyre. Ata të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje.
“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’i merrte jetën vëllait tim duke e qelluar me 5 plumba në gjoks”, shkroi Albana Krasniqi Munrett në një postim në Facebook për vëllanë e saj. Personi të cilit i besonte më shumë, personi me të cilin ai zgjodhi të kalonte jetën, ishte ajo që ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e mi nuk do të jemi kurrë me të njëjtët. Kam frikë se nëna ime nuk do të shërohet kurrë.”
Brenda banesës ishte një arush pelushi, një kuti me trëndafila me një zemër në të dhe televizori ende ndezur, sipas pamjeve. Sipas mediave, dyshja ishin shtetas shqiptarë të Kosovës që jetonin në Amerikë. Sabrina, me emrin e vajzërisë Sabrina Dzaferovic, ishte një modele, e cila kishte pozuar për Inside Edition të vitit 2021, sipas Local 10 News.